LAJMI I FUNDIT:

LSM kërkon nga punëdhënësit e Maqedonisë që pagesa e K-15 të bëhet në fillim të muajit korrik

LSM kërkon nga punëdhënësit e Maqedonisë që pagesa e K-15 të bëhet në fillim të muajit korrik

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon nga punëdhënësit që të paguajnë K-15 në fillim të muajit korrik për punëtorët që përmbushin kushtet për marrjen e K-15, përkatësisht kanë punuar 6 muaj te e njëjta punë në sektorin privat.

“Kërkojmë edhe nga punëdhënësit tjerë që sipas marrëveshjeve kolektive ta bëjnë pagesën për K-15 në fillim të muajit korrik. Duke marrë parasysh shfrytëzimin e vauçerëve për turizëm vendor për të gjithë qytetarët që përmbushin kushtet që i ndan Qeveria dhe pagesa e K-15, punëtorët e Maqedonisë posaçërisht me të hyra të vogla do të mund të shkojnë në pushim me familjen e tyre, dhe me këtë do t’i mbështesin hoteleritë turistike dhe akomodues në shtet të cilët gjatë kësaj periudhe ishte më të prekura nga mospuna e tyre “, shprehen nga LSM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata ju bëjnë apel punëtorëve që vauçerët dhe K- ta mund ta përdorin në objektet hotelerike ku ka sindikatë të organizuar dhe ku nuk shkelen të drejtat e kësaj kategorie të njerëzve.


“Me këtë kontribuojmë dhe parandalojmë punëdhënësit e pandërgjegjshëm që t’i keqpërdorin paratë tona dhe në të njëjtën kohë t’i shkelin të drejtat e kolegëve tanë”, thuhet në njoftimin e sindikatës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori