LAJMI I FUNDIT:

Gabimi në Instagram zbulon detaje rreth telefonit më të ri të OnePlus

Gabimi në Instagram zbulon detaje rreth telefonit më të ri të OnePlus

Shumë po flitet për telefonin e radhës nga OnePlus dhe një gabim në Instagram nga gjigantët e telefonit ka zbuluar emrin e celularit të ri.

Një foto në Instagram ka treguar disa foto të ndryshme që “tregojnë” telefonin e ardhshëm, dhe brenda fotos është vërejtur një ftesë me fjalën Nord në ekran, duke nxitur spekulime se ky është emri i telefonit më të ri nga OnePlus, transmeton Telegrafi.

Kjo foto dhe shumë të tjera në llogari tani janë fshirë dhe llogaria është private, gjë që i shton edhe më shumë dyshimet rreth fotos.


Emri OnePlus Nord ka qarkulluar që nga fillimi i këtij muaji dhe është ditur që një kohë të gjatë që OnePlus po vjen me një telefon të mençur të përballueshëm për të gjithë.

Drejtori i Përgjithshëm i OnePlus, Pete Lau shumë kohë më parë ka treguar se kompania e tij do të vije me një telefon të mençur shumë shpejt dhe me çmim të lirë, dhe tashmë duket se emri i tij është përcaktuar, pra OnePlus Nord, dhe mendohet se do të vije në korrik.

Çfarë presim nga OnePlus Nord? Një ekran 6.4 inç me një ritëm të rifreskimit 90Hz, përveç kamerave të shumta të pasme.

Gjërat janë pak të paqarta nëse ky telefon do të përdor të njëjtin çip Snapdragon 865 që OnePlus 8 ka, por ka më shumë të ngjarë të jetë një procesor më i lirë.

Thashethemet për çmimet janë diku midis 499 dhe 649 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Microsoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11

Microsoft nuk lejon më: Kompjuter të ri ose s’ka Windows 11

Teknologji
DeepSeek: Cilat vende e kanë kufizuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale ose po e vënë në dyshim atë?

DeepSeek: Cilat vende e kanë kufizuar kompaninë kineze të inteligjencës artificiale ose po e vënë në dyshim atë?

Teknologji
Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit

Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit

Kalo në kategori