Diskutimi për plotësim ndryshimin e udhëzimeve administrative të cilat tash e disa vite janë duke dëmtuar në shkallë shumë të lartë zhvillimin e sektorëve të bujqësisë, blegtorisë, turizmit dhe minierave ishte qëllimi i takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa.
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) e përshëndeti iniciativën e ndërmarrë nga ministri Mustafa për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr.10/2010 me të cilin është rregulluar kufizimi i hapësirës prej 5 hektarë, duke u rritur në deri 20 hektarë si dhe kufizimi i kohëzgjatjes së licencave nga 5 vite rritet në përputhje me licencat e lëshuara nga KPMM.
Njëkohësisht OAK kërkoi që të iniciohet edhe ndryshim plotësimi i udhëzimeve të tjera të adresuara tash e një kohë tek MBPZHR, e që kanë të bëjnë me uljen e kostos së qirasë nga 2000 euro për ha në vit dhe të trajtohet çështja e sigurimeve bankare, pasi që momentalisht bizneset detyrohen të paguajnë dy garancione të ndryshme bankare për të njëjtën hapësirë, duke iu krijuar shpenzime të dyfishta për operatorët ekonomik.
Ministri Mustafa falënderoi OAK-në për takimin dhe njoftoi që janë duke punuar që të procedojnë Projektligjin për Pyjet i cili do të trajtojë dhe zgjidhë shumë probleme të bizneseve, andaj u shpreh i hapur për të bashkëpunuar edhe më tej për krijimin e lehtësirave të operimit për bizneset.
OAK konsideron që kjo nismë do të lehtësojë rrugëtimin drejt zhvillimit ekonomik dhe gjithashtu do të krijojë kushte më të favorshme për investitorët e huaj, nisur nga pasurit nëntokësore që shteti ka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit