LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti Marcos Llorente fle në një shtrat me vlerë 35,000 euro që ngadalëson plakjen

Futbollisti Marcos Llorente fle në një shtrat me vlerë 35,000 euro që ngadalëson plakjen

Marcos Llorente i Atletico Madrid supozohet se posedon një shtrat që thuhet të jetë në gjendje të ngadalësojë plakjen.

Mesfushori spanjoll ka treguar se ka disa këshilla për të mbajtur qëndrueshmërinë dhe forcën e tij në nivelin më të lartë, është një besimtar i vendosur i dietës paleo.

Çka është dieta ‘Paleo’ dhe çfarë guxoni të hani?
Lexo po ashtu Çka është dieta ‘Paleo’ dhe çfarë guxoni të hani?

Sidoqoftë, hilja e tij më e çuditshme është shtrati i tij aktual, i cili thuhet se ndihmon atletin të rikuperohet dhe të ngadalësojë plakjen.


Krijuesit e shtratit Hogo, thonë për shtratin:

“Hogo është i vetmi sistem i garantuar shkencërisht dhe i patentuar i pushimit në botë që në mënyrë natyrale zvogëlon moshën biologjike duke ngadalësuar procesin e oksidimit dhe inflamacionit me të cilin ne plakemi”.

Shtrati është mbështetur nga disa profesorë gjithashtu, më konkretisht, Mónica de la Fuente, profesoresh e departamentit të gjenetikës, fiziologjisë dhe mikrobiologjisë në një universitet në Madrid.

Mónica de la Fuente tha: “Rezultatet tregojnë një përtëritje të konsiderueshme të moshës biologjike dhe një përmirësim të shëndetit të përgjithshëm. Kjo mund të përmirësojë jetëgjatësinë dhe të përmirësojë shëndetin.”

Pra, nëse keni një rezervë prej 30,000€, ju mund të flini si Llorente dhe ndoshta do të debutoni në sezonin e ardhshëm të Champions League. /Telegrafi/