LAJMI I FUNDIT:

Çka është dieta ‘Paleo’ dhe çfarë guxoni të hani?

Çka është dieta ‘Paleo’ dhe çfarë guxoni të hani?

Siç sugjeron edhe emri, fillet prapa planit të dietës Paleo datojnë qysh nga epoka e Paleolitit.

Plani ushqimor i kësaj diete promovon konsumimin e ushqimeve të shëndetshme dhe me vlera ushqyese, por gjithashtu është shumë kufizues dhe eliminon grupe të tëra të ushqimeve, transmeton Telegrafi.


Cili është qëllimi kryesor i dietës së Paleos?

T’i shmangë ushqimet e procesuara, sheqerin, produktet djathore dhe kripën, etj. Në vend të tyre, plani përqendrohet në konsumimin e yndyrave të shëndetshme, duke filluar nga arrat, farat, vajin e ullirit, mishrat e ushqyer me bari, e deri te vezët, pemët dhe perimet.

Pra, ideja kryesore është të hani përbërës të cilët kanë qenë në dispozicion gjatë epokës së Paleolitit. Në teori, ne kemi evoluar me këto ushqime, prandaj trupat tanë janë të mësuar mirë me këto ushqime, ndryshe nga ushqimet e proceduara.

Çfarë nuk guxoni të hani në dietën e Paleos?

Duke qëndruar besnik ndaj origjinës, plani ushqimor i kësaj diete nuk përfshin asnjë ushqim të cilin nuk e kanë konsumuar paraardhësit tanë.

Ndjekësit e kësaj diete guxojnë të hanë mishra, vezë dhe peshk, dhe këto e përmbushin sasinë ditore të rekomanduar të proteinës. Megjithatë, shmangia e produkteve djathore mund të jetë problematike sepse janë burim primar i kalciumit, fosforit, vitaminave dhe zinkut.

Si duket dieta ditore e Paleos?

Për mëngjes: Vezë të fërguara apo perime dhe omëletë salmoni me frut të freskët sezonal. Gjithashtu edhe kafe, çaj apo lëng të freskët të shtrydhur.

Për drekë:  Perime të freskëta nga kopshti, avokado dhe ushqim deti, sallatë me lëng limoni apo uthull dhe vaj ulliri. Ujë mineral, çaj bimor apo një gotë verë.

Për darkë: Mish të lopës, derrit apo peshk të freskët. Perime si brokoli, karotat, etj. Ujë, çaj dhe ujë mineral, ndërsa fruta dhe boronica të freskëta si desert.

Njerëzit i nënshtrohen dietës së Paleos në mënyrë që të humbin peshë, të shmangin ushqimet e procesuara, por nga nutricionistët është vlerësuar si dietë e kufizuar e cila mund të ketë rezultate afatshkurta, por në periudhë afatgjate nuk është e balancuar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori