LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Mulhaxha-Kollçaku përplaset me ministrin Zemaj për masat kundër COVID-19

Deputetja Mulhaxha-Kollçaku përplaset me ministrin Zemaj për masat kundër COVID-19

Deputetja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, është përplasur me ministrin e Shëndetësisë, rreth masave të parandalimit për COVID-19.

Mulhaxha-Kollçaku, në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për dialogun me Serbinë, ka thënë se qeveria Hoti nuk po jep shembull të mirë për qytetarët kur është fjala te respektimi i masave kundër COVID-19

Ajo akuzoi kryeministrin Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn për relaksim teksa rastet me koronavirus janë në rritje.


“Kaq të relaksuar jeni këtu ndërsa numri i rasteve me COVID-19 ekstrem i lartë. Më vjen mirë që u kthye ministri i Shëndetësisë edhe shpresoj që më ka dëgjuar që një vërejtje këtij Kuvendi për mosmbajtje të maskave dhe mos mbajtje të distancës. Habitem se si qytetarët do të respektojnë masat e një qeverie ku kur shohin një kryeministër duke shkuar në Rugovë e duke prerë shirita në masë e duke hëngër e pirë në grumbull. Situata më nuk është e relaksuar, përkundrazi. Prandaj nisja në pozitë inferiore në këtë dialog nuk mund të presim asgjë më shumë sepse s’ka as platformë”, tha ajo.

Deputetes së VV-së iu përgjigj ministri Armend Zemaj, i cili tha se nga marrja e mandatit testimet janë rritur për 30 për qind.

“Pas hapjes më 18 maj dhe pas lirimit të masave të fazës së tretë. Trendi i rasteve me COVID-19 është rritur, por unë kam insistuar që të rriten edhe testimet. Prej 8 shkurtit kur kanë filluar testimet deri në ditën që unë e kam marrë mandatin i bien 140 ditë. Janë bërë 15,833 teste. Ndërsa për 15 ditë që unë jam ministër janë bërë 5.933 teste, që i bie përafërsisht 30 për qind, në përqindje. Jo pse kemi dashur. (Ndërhyrja e deputetes Kollçaku). Ju lutem merreni fjalën nëse doni, sepse ai pozicion është i papërshtatshëm. Kjo është puna e testimeve gjithmonë duke i respektuar këshillat dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori