LAJMI I FUNDIT:

Federata norvegjeze anulon suspendimin e Herolind Shalës, pasi vendimi i gjyqtarit ishte i gabuar – mesfushori i lumtur që drejtësia shkoi në vend

Federata norvegjeze anulon suspendimin e Herolind Shalës, pasi vendimi i gjyqtarit ishte i gabuar – mesfushori i lumtur që drejtësia shkoi në vend

Herolind Shala në ndeshjen Valerenga – Stabæk, përveç që shënoi gol, ai u ndëshkua edhe me karton të kuq në minutën e 55-të të ndeshjes.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, pas ndeshjes kishte thënë se ky karton i kuq nuk ishte dhe se gjyqtari kishte gabuar.


Sot ka ardhur lajmi i madh për mesfushorin, pasi Komiteti specifik disiplinor i Shoqatës së Futbollit të Norvegjisë, ka anuluar kartonin e kuq.

“Komiteti disiplinor, pas një vlerësimi të përgjithshëm të situatës dhe provave të disponueshme, zbuloi se Herolind Shala nuk është dashur të ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjes mes Valerenga dhe Stabæk”.

“Janë paraqitur video imazhe me cilësi shumë të mirë që tregojnë qartë se ndaj lojtarit është kryer ndërhyrje”, shkruan komiteti në faqet zyrtare NFF .

Herolind Shala u përjashtua pas një dueli me Yaw Amankwah të Stabæk, në minutën e 55-të në ndeshjen e luajtur në “Intility Arena”. Vendimi, i cili doli të ishte plotësisht i gabuar, u mor nga gjyqtari Rohit Saggi.

“Kam reaguar edhe pas ndeshjes sepse ka qenë vendim skandaloz, kur më ndëshkoi. Klubi më njoftoi se në vitin 2011 ka ndodh një rast në Norvegji kur i është larguar suspendimi. E kemi bërë ankesën dhe jam shumë i lumtur që suspendimi është larguar”

“Menjëherë ndeshjen e radhës do të jem në fushë. Në Norvegji rasti im është bërë i madh dhe ka bërë shumë bujë. Po e rëndësishme është se drejtësia erdhi ne vend”, ka thënë Shala në një prononcim për Telegrafin.

Kështu Herolind Shala mund të jetë në fushë në ndeshjen që Vålerenga e luan ndaj Odd të mërkurën në mbrëmje. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori