LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite tregon numrin e pelegrinëve që do të mund të kryejnë Haxhin sivjet

Arabia Saudite tregon numrin e pelegrinëve që do të mund të kryejnë Haxhin sivjet

Ministri i Haxhit të Arabisë Saudite ka thënë se numri i pelegrinëve që do të mund të marrin pjesë në Haxh këtë vit do të kufizohej në rreth 1.000 qytetarë vendas, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit të ri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pelegrinët që vijnë nga jashtë do të ndalohen këtë vit dhe ministria do të zbatojë një kriter të rreptë shëndetësor për të zgjedhur haxhilerët që mund të marrin pjesë në pelegrinazh.


Madje, siç bëhet e ditur më tej, Mohamed Benten ka bërë të ditur se pjesëmarrja në pelegrinazh nuk do të jetë e lejuar as për banorët vendas, mbi 65 vjeç.

Ndryshe, Arabia Saudite ka regjistruar më shumë se 161,000 infeksione me COVID-19 me mbi 1.300 vdekje, pas një rritje të rasteve të reja në dy javët e fundit.

Bashkësia Islame: Sivjet nuk do të ketë organizim të Haxhit as nga Kosova
Lexo po ashtu Bashkësia Islame: Sivjet nuk do të ketë organizim të Haxhit as nga Kosova

Ndryshe, gjatë ditës, edhe Bashkësia Islame e Kosovës, ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës se Drejtoria e Haxhit, nuk do të kryej asnjë procedurë në lidhje me kryerjen e Haxhit për këtë vit, duke respektuar vendimin e Ministrisë Saudite të Haxhit dhe Umres.

Një vendim i BIK-ut vjen pas vendimit nga Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres, e cila ka marrë vendim për anulimin e Haxhit për vitin 2020.

“Duke pasur për bazë se numri i personave të vdekur ka arritur në gjysmë milioni, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në më shumë se 7 milionë persona, autoritetet saudite kanë vendosur që Haxhi këtë vit të kryhet vetëm nga personat brenda territorit të Arabisë Saudite”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e BIK-ut.

“Lusim Allahun e Madhëruar që të gjithë atyre personave që kanë pasur nijetin për kryerjen e Haxhit, t’ua pranoj si adhurim të kryer, ndërsa të na mundësohet që Haxhin ta kryejmë vitin e ardhshëm!”, thuhej në fund të njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Amerika
Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Ministri italian i Mbrojtjes bën thirrje për armëpushim në Ukrainë, negociata paqeje me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori