LAJMI I FUNDIT:

Arbër Grabovci emërohet zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Arbër Grabovci emërohet zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ish-futbollisti dhe Redaktori e gazetari shumëvjeçar i sportit, Arber Grabovci, ka nisur një etapë të re në karrierën e tij. Nga sot, ai do ta ushtrojë detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Arbër Grabovci, Veteran i sportit, Futbollist shumëvjeçar i ish KF ‘Buduçnosti’ i viteve 80-ta dhe lojtarë e kryetrajner dikur i KF ‘Besa’, drejtues aktual i FC ‘Peja’ si dhe Gazetarë e Redaktor shumëvjeçar i sportit në media prestigjioze të kohës, si RTV ‘Dukagjini’ e së fundmi ‘RADIO 1’, nga sot është emëruar zv/Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.


Në kuadër të plotësimit të kabinetit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot ministrja Vlora Dumoshi, ka pritur në takim zëvendësministrin e ri Arber Grabovcin që zyrtarisht ka pranuar këtë detyrë.

“Ministrja Dumoshi në takim diskutoi për detyrat e përbashkëta, për planet dhe programin që pritet të realizojë MKRS-ja gjatë këtij viti si dhe për synimet që janë gjatë mandatit qeverisës, në plotësimin e objektivave për këtë fazë.

Ministrja Dumoshi informoi me këtë rast zëvendësministrin Grabovci për prioritetet dhe sfidat që ka MKRS-ja në fushat e kulturës, rinisë, sportit, trashëgimisë dhe atë të drejtës dhe mbrojtjes së krijimtarisë e të autorëve. Ajo tha se pret një bashkëpunim dhe bashkërendim të punëve në kuadër të udhëheqjes së MKRS-së”, thuhet në njoftimin për media.”-thuhet në njoftimin zyrtar.

Arbër Grabovci ka falënderuar ministren Vlora Dumoshi për pritjen duke u shprehur i gatishëm për të bashkëpunuar dhe ka theksuar gatishmërinë për angazhim në përmbushjen e objektivave që ka ministria.

Arbër Grabovci është edhe Asambleist i Kuvendit komunal të Pejës në këtë mandat, shkruan Njëshi.

Arbër Grabovci, në pozitën e zv/Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ishte propzoim të degës së AAK-së në pejë, të drejtuar nga Dr.Ali Berisha, me mbështetje të kryetarit të këtij subjekti Ramush Haradinaj, ndërsa që emërimi vie nga kryeministri Avdullah Hoti.

“Falënderojë sportdashësit, njerëzit e kulturës, artit për mbështetje sikur deri më sot. I jam mirënjohës strukturave të degës, kryetari Ali Berisha dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për besimin. Kam ardhur në ministri për të mbështetur kulturën, sportin, rininë e artin. Gjeta mikpritje të vçantë nga ministrja znj. Vlora Dumoshi, sekretari permanent z. Veton Firzi dhe të tjerë. Do të ulin flamujt partiak dhe do të punojmë shumë në sferën profesionale bashkë me ministren dhe zv/ministrat. Jam i lumtur që vijë nga qyteti i kampionëve, qyteti i Tonit, Majlindës, Mrikës, qyteti, i Sofres Pejane, Përparimit, Marigonës, Korit ‘Siparantum’, qyteti i Ehat Musës, i Danit, Shpresa Gashit dhe shumë emrave të tjerë, për të kontribuar për tërë Kosovën.”-deklaroi, zv/Ministri i ri Grabovci.

Gjatë ditës, Arbër Grabovci, në respekt të detyrës së re, pritet të heq dorë nga pozita e Redaktorit Përgjegjës të Sportit në ‘RADIO 1’.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori