Ministria e Sistemit Politik, një institucion që ka marrë vlerësim zero për transparencë, nuk ka faqe zyrtare një vit të tërë që prej themelimit të saj. Edhe pse është obligim ligjor i të gjithë shfrytëzuesve të parave publike të publikojnë raporte financiare, ministria e drejtuar nga Sadulla Duraku nuk ka faqe interneti për të vendosur informacione elementare për institucionin në fjalë.
Qendra për Komunikime Civile, e cila po hulumton transparencën e institucioneve, thotë se u kanë dërguar shkresë me pyetje në mars të këtij viti, por nuk kanë marrë përgjigje.
Nuk kemi adresë, nuk kemi person për qasje të lirë, nuk kemi se si t’u dërgojmë kërkesë, buxheti i ministrisë nuk është i dukshëm, nuk ka numër të të punësuarve, strukturë organizative, person për denoncimin e parregullsive, asnjë organogram të ministrisë, nuk ka të dhëna për furnizime publike – deklaroi German Filkov- Qendra e komunikimeve civile.
Dy ditë më parë, Alsat mori premtim nga një zyrtar në Ministrinë e Sistemit Politik se sot do t’i dërgojnë raportet financiare, megjithëse na kujtuan se nuk kanë shpenzime sepse vetëm disa njerëz kanë shkuar në punë, si pasojë e pandemisë. Por, përgjigje ende nuk ka. Nga 98 institucionet shtetërore, Ministria e Sistemit Politik është në fund të listës për transparencë. Deklaratë para kamerës në lidhje me këtë rezultat të dobët kërkuam nga ministri i Transparencës, Robert Popovski. Për shkak të obligimeve, kishte kohë vetëm për qëndrim me shkrim.
“Bëhet fjalë për ministri relativisht të re që ende s’është kompletuar me kuadër. Për shkak të zgjedhjeve, Qeverisë teknike dhe gjendjes së jashtëzakonshme, kjo është pothuajse e pamundur”, thonë nga dikasteri i Transparenës brenda Qeverisë.
Në hulumtim, ministritë dhe Qeveria janë përgjigjur në pyetje lidhur me 21 parametra kurse vetëm për Ministrinë e Financave ka pasur 24 parametra për shkak të obligimeve më të mëdha. Më transparente është Ministria e Mbrojtjes me 97,9%.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës