LAJMI I FUNDIT:

Dy vjet e tre muaj burg ndaj për personin që tentoi të dhunonte dy femra në Pejë

Dy vjet e tre muaj burg ndaj për personin që tentoi të dhunonte dy femra në Pejë
Foto: Ilustrim

Është dënuar me dy vjet e tre muaj burg një person në Pejë, për tentim dhunim ndaj dy femrave, ngjarje e cila kishte ndodhur para rreth dy muajve në Komunën e Pejës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie të Gjykatës Themelore të Pejës.

I pandehuri gjithashtu është obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, gjykatës të ia paguajë shumën prej 50 euro, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi .


“Rasti ka ndodhur kur i pandehuri pasi del nga ara në rrugë i afrohet të dëmtuarave që po ecnin në rrugë dhe zhvesh pantallonat deri nën gjunjë duke nxjerrë organin gjenital dhe i afrohet të dëmtuarave dhe atë fillimisht njërës të dëmtuar dhe pasi e dëmtuara fillon të bërtasë dhe e shtynë të pandehurin dhe e godet me shuplake për çka i pandehuri e kap të dëmtuarën për të dy krahët duke e përplasur për toke e pastaj niset në drejtim të dëmtuarës tjetër të cilën fillimisht e shtyn duke e hedhur në kanal jashtë rrugës dhe pastaj hip mbi të dëmtuarën mirëpo në atë moment e dëmtuara e kap për fyti të pandehurin dhe me një guri e godet në kokë dhe në atë moment njëra nga të dëmtuarat bërtet duke thëne “Ja po vjen Policia” dhe kur i pandehuri dëgjon këto fjalë largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatën për medie.

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike të dëmtuarit udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori