“Para se të jeni udhëheqës, suksesi ka të bëjë me rritjen e vetes suaj. Kur bëheni udhëheqës, suksesi ka të bëjë me rritjen e të tjerëve” – Jack Welch.
Ne si fokus kryesor kemi zhvillimin individual dhe të kompanive sa i përket rritjes së shitjeve, duke ofruar trajnime në formë të seminareve të hapura dhe trajnime të përshtatura për klientë/kompani që janë të interesuar/a të rrisin shitjen, duke aftësuar stafin e tyre të shitjes me modulet që përmbajnë tema dhe strategji efikase të bazuara në eksperiencë profesionale. Investimi në stafin tuaj të shitjes me trajnimet e ofruara, bën që ata të jenë më të informuar, më bashkëpunues dhe me ç’rast rriten shitjet dhe ju keni ndërtuar një staf të aftë dhe të dhënë pas suksesit.
Është tejet e rëndësishme si në kohërat e mira ashtu edhe në kohërat e vështira të krizave që të aftësohen personat që janë në udhëheqje të një projekti apo divizioni të caktuar, sepse ata duhet të jenë mbi të gjitha lider të jashtëzakonshëm, pasi që puna e tyre dhe rezultati i tyre është një hallkë e gjatë zinxhirore, suksesi i të cilëve shihet në fund të ditës.
Duke marrë parasysh qe resursi kryesor i secilës kompani është njeriu, është shumë e rëndësishme që kompania e juaj të bëjë investimet e duhura në mirëmbajtje të këtij burimi të çmuar. Një ekip i trajnuar i shitjes mund të gjenerojë mundësi të reja, që i sjellin të ardhura të larta kompanisë. Duke pasur qasjen e duhur me komunikim efektiv, me personelin e kompanisë mund të bëni ngritje në zhvillimin e biznesit tuaj.
Disa nga temat të cilat do të trajtohen:
– Nxitja e pasionit tek stafi për arritjen e suksesit;
– Motivimi apo inspirimi;
– Ndikimi pozitiv;
– Elementet kyçe për tërheqje;
– Si të rritim produktivitetin e punonjësve tonë?;
– Karakteri i liderit;
– Si të ndikojmë tek njerëzit?;
– Reputacioni;
– Integriteti;
– Përgjegjësia;
– Vlerat;
– Lidershipi dhe ndryshimet;
– Kriza dhe mënyrat e afarizmit;
– Vendimmarrja etj.
DENIS GAFURI SALES TRAINING organizon këtë webinar / trajnim online me datën 25 dhe 26 qershor nga ora 18:00 deri në ora 20:00.
Secilit pjesëmarrës pas trajnimit i dërgohen materialet e trajnimit në PDF dhe certifikata për pjesëmarrje me postë. Vlera e trajnimit për një pjesëmarrës është 120 euro, ndërsa, si përkrahje e afarizmit tuaj para sfidave të mëdha, e mundësojmë zbritjen 60% ku vlera e këtij trajnimi del 49 €.
Andaj na kontaktoni për të bërë regjistrimin tuaj në këtë seminar.
Na dërgoni email në: sales@denisgafuri.com
Mob: +383 49 893 693
Vizitoni Webfaqen: www.denisgafuri.com
Facebook: Denis Gafuri Sales Training
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë