LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Problemi Kosovë-Serbi po na mban të bllokuar si rajon

Pendarovski: Problemi Kosovë-Serbi po na mban të bllokuar si rajon

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” ka folur për problemin në mes Kosovës dhe Serbisë e situatën në rajon.

Ai ka thënë se sido që të zgjidhet problemi i Kosovës, të gjithë vendet e rajonit do t’i ndjejnë efektet qoftë pozitive apo negative.


“Unë s’po them që ndryshimi i kufijve nuk mund të jetë një zgjidhje për problemin e Kosovës, por një zgjidhje e tillë nuk duhet të dërgoj drejt një efekti domino në rajon dhe nuk duhet të prek dhe shkel kufijtë tonë.”, ka thënë Pendarovski.

Pendarovski thotë se si Maqedonia e Veriut e në vazhdimësi janë duke kërkuar garanci ndërkombëtare nëse një ide e tillë është në tavolinë dhe nëse pranohet nga Prishtina dhe Beogradi.

Kreu i shtetit thotë se shpreson në një zgjidhje të shpejtë, meqë sipas tij problemi Kosovë-Serbi po e mban rajonin të bllokuar dhe të pa zhvilluar.

“Shpresoj në një zgjidhej të shpejtë për këtë çështje. Sinqerisht dua, sepse ky problem, përveç tjerash po e mban rajonin të gozhduar”, ka shtuar tutje.

Pendarovski thotë se është shumë e rëndësishme që të mos mbetet konflikt i ngrirë mes dy shteteve, por të zgjidhet në mënyrë që i gjithë rajoni të lëviz përpara drejt BE’së.

Ndërkohë derisa ka folur rreth afateve kohore për zgjidhjen e problemit mes Prishtinës dhe Beogradit, Pendarovski ka shprehur rezervat e veta, meqë tashmë SHBA po futet në periudhën parazgjedhore.

“Ne jemi praktikisht disa muaj larg zgjedhjeve amerikane dhe BE gjithmonë ka ndjekur udhëheqjen e SHBA, por në këtë moment unë nuk shoh ndonjë sinkronizim midis BE dhe administratës në Uashington”, ka shtuar tutje Pendarovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori