Facebook ka hequr nga rrjeti së fundmi një reklamë të presidentit amerikan Donald Trump, ku ai bënte thirrje që ajo që njihet në SHBA si ‘Antifa’ – termi përmbledhës i protestave politike, anti-raciste, kundër ekstremit të djathtë – të njihej si grup terrorist.
Në njoftim, grupi elektoral i Trump shkruante: “Banda të rrezikshme të majta po vërshojnë në rrugët tona duke shkaktuar mejhem. Ata po shkatërrojnë qytete tona prandaj po ju kërkojmë që të bashkoheni me presidentin Trump kundër ANTIFA. Shënoni emrin tuaj për të etiketuar ANTIFA si Organizatë Terroriste.”
Postimi përfundon me një imazh të dukshëm të një trekëndëshi të kuq të përmbysur, që duket se ishte shkaku kryesor i heqjes së reklamës.
Kjo sepse trekëndësha të përmbysur përdoreshin nga nazistët gjatë Luftës II Botërore për klasifikimin e të burgosurve. Disa ngjyra të kësi trekëndëshave përdoreshin në mënyrë që nazistët të kuptonin “krimin” e kryer nga secili prej të burgosurve.
Në Memorialin e Holokaustit në SHBA thuhet se për shembull, një trekëndësh rozë vendosej në të burgosurit homoseksualë, kriminelët duhet të mbanin trekëndësh jeshil në uniformat e tyre, ndërsa të burgosurit për ideologji politike mbanin trekëndëshin e kuq.
Te këta të fundit përfshiheshin komunistët, social-demokratët, sindikalistët etj.
Por a përdorin protestuesit amerikanë të Antifa trekëndësh të kuq? Në një komunikim me AP News zëdhënësi i fushatës së Trump, Tim Murtaugh ka thënë se trekëndëshi i kuq i përmbysur është përdorur nga protestuesit Antifa, prandaj dhe është përdorur nga fushata presidenciale kundër tyre.
Kjo narrativë është përsëritur nga mbështetësit e Trump por nuk ka prova aktuale.
Facebook tha se kompania nuk lejon “simbole të ideologjisë së urrejtjes përveç kur ato dënohen dhe kur janë të vendosura në një kontekst”.
“Në një situatë të tillë ne nuk e lejojmë në platformë, kudo që kjo të përdorej ne do të merrnim të njëjtën masë”, tha kreu i sigurisë së kompanisë Nathaniel Gleicher. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Gaza te Shqipëria: Lista me 25 vendet e rrezikuara për vitin 2025
Franca mbajti stërvitje sekrete për dërgimin e trupave në Ukrainë
Shpërthime në Kiev, droni rus rrëzohet pranë pallatit presidencial gjatë vizitës së kryeministrit britanik
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
Një burrë ia la 10 milionë euro pasuri, një qyteti të vogël francez - të cilin nuk e kishte vizituar kurrë
Tifozët e Yllit të Kuq nga Beogradi ofendojnë në palestër ambasadorin amerikan në Serbi, intervenon sigurimi për ta qetësuar situatën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime