LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidentja kroate tregon gishtin e mesëm, si shenjë të mbështetjes për gratë

Ish-presidentja kroate tregon gishtin e mesëm, si shenjë të mbështetjes për gratë

Ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç u është bashkuar grave që kanë treguar gishtin e tyre të mesëm si reagim ndaj deklaratave në lidhje me abortin, të bëra nga lideri i “Domovinski pokret”, Mirosllav Skoro.

“Unë po bashkohem me të gjitha gratë që me këtë akt ‘të pahijshëm’ po tregojnë qëndrimin e tyre dhe ngre zërin kundër atyre që po përpiqen të na kthejnë me shekuj mbrapa”, ka thënë Grabar-Kitaroviç për Gazetën Jutarnji List, përcjell Telegrafi.


Po sipas mediumit në fjalë, ish-presidentja ka shtuar se ka kaluar koha kur burrat morën vendime për gratë.

“Unë gjithmonë kam mbrojtur jetën, por kam mbrojtur gjithashtu një jetë që ka të drejtë të zgjedhë. Pa presion, pa stigmatizim dhe pa kushte, veçanërisht në situatat më të ndjeshme siç është përdhunimi”, tha Grabar-Kitaroviç, duke shtuar se ajo kishte treguar gishtin e mesëm si një shenjë mbështetjeje për “ne gratë dhe të drejtat tona, si dhe për burrat që na mbështesin”.

Ndryshe, deklarata e Grabar-Kitaroviç ishte një në një numër reagimesh të nxitura nga deklarata e Skoro se “nëse një grua mbetet shtatzënë pasi të dhunohet, ajo duhet të pajtohet me familjen e saj se çfarë të bëjë më pas”.

Mirëpo më pas, duke komentuar ato reagime, Skoro tha se deklaratat e tij po merreshin jashtë kontekstit sepse nuk kishte asgjë për të cilën ai ose kandidatët e Lëvizjes mund të qortoheshin për të. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori