LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Brenda dy javësh kemi paguar 10 mijë e 668 qytetarë në kuadër të Pakos Emergjente

Hoti: Brenda dy javësh kemi paguar 10 mijë e 668 qytetarë në kuadër të Pakos Emergjente

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është i lumtur që brenda dy javësh punë të Qeverisë, kanë arritur të paguajnë gjithsej 10668 qytetarë.

Hoti, ka theksuar se janë bërë pagesat nga 170 euro për paga mujore, nga 100 euro për shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve, transmeton Telegrafi.


Po ashtu, nga 130 euro janë paguar punëtorët që kanë humbur vendet e punës shkaku i pandemisë, dhe nga 130 euro nga kompanitë që kanë regjistruar punëtorët e rinj.

Kryeministri ka bërë të ditur që së shpejti do të ekzekutohen edhe pagesat 50 % për qiratë e bizneseve./Telegrafi/