Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Postës së Kosovës, kanë reaguar ndaj ushtruesit të detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës, Sali Morina i cili sipas tyre është duke shpërfaq mungesën e aktivitetit menaxherial, ndaj kërkesave të vazhdueshme të punëtorëve.
Sipas një njoftimi për media, ata thonë që në Postën e Kosovës është krijuar një situatë e rëndë tek punëtorët.
Siç thuhet në njoftim, punëtorët janë duke u përballur me frikën e përditshme të mundësisë së infektimit të cilët janë në frontin e parë të rrezikut, ndaj COVID-19.
Në reagimin thuhet se punëtorët nuk kanë marrë ende pjesën e stimulimit që u ka takuar me pakon emergjente, premtim ky nga ana e menaxhmentit si dhe alokim i mjeteve nga Qeveria.
“Reagimi i fundit i Ushtruesit të detyrës së Kryeshefit të Postës së Kosovës shpërfaqë mungesën e aktivitetit menaxherial për tu përballur me kërkesat e vazhdueshme të punëtorëve të përcjellura vazhdimisht nga Sindikata që i përfaqëson 80% të punëtorëve. Në Postën e Kosovës me të vërtetë është krijuar një situatë e rëndë te punëtorët, tanimë është tepruar me frikën e përditshme të mundësisë së infektimit të njerëzve që kanë qenë dhe janë në frontin e parë të rrezikut ndaj COVID-19. Për të mos mjaftuar kjo, punëtorët nuk kanë marrë ende pjesën e stimulimit që u ka takuar me pakon emergjente, premtim ky nga ana e menaxhmentit si dhe alokim i mjeteve nga ana e Qeverisë saktësisht për punëtorët që kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezikut për tu infektuar”, thuhet në njoftim.
Tutje në reagim thuhet se, Posta e Kosovës, udhëhiqet nga një mendësi klanore, e në asnjë moment nuk mendohet për mirëqenien e punëtorëve.
“Ne kemi shkruar vazhdimisht, kemi kërkuar trajtim të barabartë dhe të merituar për të gjithë ata që janë të rrezikuar paralel me stafin shëndetësorë, Policinë e Kosovës, etj. Por siç shihet, Posta e Kosovës udhëhiqet nga një mendësi klanore dhe qëllimet e tyre janë karrieriste e në asnjë moment nuk mendojnë për mirëqenien e punëtorëve, e mos të flasim për sigurinë e tyre dhe të familjeve të tyre. Shkresa, ankesa, intervista dhe komunikimi verbal më nuk mjaftojnë, ngase siç shihet komoditetin e kanë pjesën më të preferuar, andaj për të mirën e punëtorëve dhe Shtetit tonë duhet të veprojmë urgjentisht me forma të tjera që na e lejon Ligji dhe na obligon morali ndaj shoqërisë në përgjithësi, si dhe ndaj kolegëve tan në veçanti”, thuhet tutje në reagimin e shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Postës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe