LAJMI I FUNDIT:

Ministri Likaj: Testi i Arritshmërisë mund të anulohet tërësisht nëse nuk bie numri i rasteve me COVID-19

Ministri Likaj: Testi i Arritshmërisë mund të anulohet tërësisht nëse nuk bie numri i rasteve me COVID-19

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka thënë se as viti shkollor dhe as viti akademik nuk do të shkojnë bosh për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Likaj ka thënë se testi i Arritshmërisë mund të anulohet tërësisht, nëse në vend nuk zvogëlohet numri i rasteve të të infektuarve me coronavirus, njofton Klanks.

“Për testin e Arrtishmërisë kemi menduar, ekziston mundësia që mund të jetë në rast se numri i të prekurve me virusin nuk vjen duke rënë, mund të ndodh që ta anulojmë plotësisht. Rezultate e këtij testi  kanë qenë kriter për pranim në shkolla të mesme si gjimnaze dhe mjekësi por me ekspertët e arsimit do të bëjmë grupe punuese për ta zgjidhur një problem të tillë”, ka thënë Likaj në Edicionin Special.


Sot Ministria e Arsimit ka marrë vendim për shtyrje të testit të Arritshmërisë dhe të Maturës për data 20 gusht, respektivisht 29 gusht.

“Shtyrja e datës së dy testeve ka qenë proces bukur u mundimshëm. Si prind dhe mësimdhënës kam pasë shqetësim për nxënësit dhe stafin arsimor. Jemi konsultuar me drejtorët e Drejtorive Komunale dhe pavarësisht se ata kanë thënë se janë të gatshëm që t’i organizojnë testet, por pas konsultimeve me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe me rekomandimin e IKSHPK kemi vendosur që të shtyhen”.

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori