LAJMI I FUNDIT:

Edhe 83 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Edhe 83 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se sot janë konfirmuar 83 raste të reja me coronavirus, ndërsa pesë pacientë janë shëruar.

IKSHPK bën të ditur se sot më 18 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prishtinës 14 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Dragashit 8 raste, komuna e Mamushës 7 raste, komuna e Prizrenit 6 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Skenderaj.


Sot më 18 qershor 2020, janë shëruar 5 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 973 raste.

IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

“Çdo hap që bëjmë përpara, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë. Të kujdesimi dhe ta ruajmë këtë situatë të qëndrueshme duke pasur parasysh situatën më të rënduar epidemiologjike në shumë shtete të botës. Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat. Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Lajme
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori