Vetë thotë se nuk e ka në ADN kulturën e kërcënimit, por në foltoren e parlamentit Edi Rama, me tone ultimative i kërkoi Lulzim Bashës të reflektojë dhe mos të shtojë kushtet për Reformën Zgjedhore, pasi socialistët janë gati dhe ta grisin marrëveshjen e 5 Qershorit.
“Mos na tundoni, se për atë Zot, ajo marrëveshje një fije peri e ndan, realizimin deri në fund nga grisja e asaj marrëveshje dhe këtë fije peri duhet ta ruajë mirë Lulëzim Basha. Partia Socialiste nuk është fondacioni i popullit, nga një anë duke vënë kushte mbas kushtesh dhe nga ana tjetër duke dalë përditë dhe duke na sharë. Ata mendojnë akoma se do të jenë prapë në opozitë”.
Në debatin në parlament me opozitën parlamentare, Rama, pavarësisht gatishmërisë për të diskutuar për listat e hapura u kujton se falë tyre cilësia e parlamentit është rritur.
“Transformimi i madh në përmbajtje i parlamentit dhe sidomos balancimi gjinor është nga listat e mbyllura, s’është nga listat e hapura. Sidoqoftë listat e hapura nuk janë tabu”.
Sa i takon heqjen e koalicioneve parazgjedhore jep një shembull konkret përse e mbështet këtë ndryshim.
“Është një deputet këtu, që është produkti më domethënës i arsyes, pse koalicionet nuk janë një unitet demokratik në program. Ka kap dhe ai një drejtori”.
Duke mos e fshehur dobësinë që ka për debatuar me deputetit monarkist Kujtim Gjuzi, i jep arsyen përse nuk mbështet referendumet.
“Unë jam i hapur për të gjitha. Referendum për monarkinë nuk do të ketë sepse fiton ti dhe bëhesh mbret. Mos më ndërhy të hëngsha shaminë që ke në xhep”.
Me një tjetër deputet të opozitës replikoi për situatën e kriminalitetit. Halit Valteri publikoi një video nga atentati që iu bë prokurorit Arjan Ndoja, ku ngeli i vrarë shoferi i tij, por Rama i flet me shifra që sipas tij janë brenda normales të vendeve europiane.
Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës