LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Pakoja Emergjente duhet të zbatohet sa më shpejtë, bizneset në vështirësi të mëdha

Rukiqi: Pakoja Emergjente duhet të zbatohet sa më shpejtë, bizneset në vështirësi të mëdha

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar që sa më shpejtë të zbatohet Pakoja Emergjente që ishte miratuar gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Rukiqi më anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se shumë biznese nuk po arrijnë të qarkullojnë në raport me planifikimet, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, sektorët që po përballohen me rënie të aktivitetit duhet t’iu mundësohet riporogramimi i kredive.


“Pakoja Emergjente, nëse mund të quhet emergjente, duhet të implementohet sa më shpejt që është e mundur, prandaj rishikimi i buxhetit duhet të bëhet në afatet më të shpejta. Gjithashtu për sektorët që vazhdojnë të përballohen me rënie drastike të qarkullimit duhet të mundësohet ri-programimi i kredive, konform aftësisë paguese që e kanë. Shumica e bizneseve në vend nuk po arrijnë të qarkullojnë më shumë se 50% në raport me planifikimet, apo periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Çdo skenar parasheh së paku 5% tkurrje ekonomike. Pakoja e Rimëkëmbjes është shpresa dhe rrugëdalja e vetme nga një ‘kataklizëm’ i mundshëm ekonomik, me pasoja të pariparueshme për dekada të tëra”, shkruan Rukiqi.

Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transferëve, ishte miratuar Pakoja Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.65 milionë euro që kishte për qëllim që t’i ndihmoj bizneset dhe individët që ta tejkalojnë periudhën e pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë

Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë

Ekonomi
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik

Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik

Ekonomi
Kalo në kategori