LAJMI I FUNDIT:

Këto janë rregullat e reja që do të hyjnë në fuqi për stomatologët në Kosovë

Këto janë rregullat e reja që do të hyjnë në fuqi për stomatologët në Kosovë

Stomatologët janë të detyruar që të punojnë me rregulla të reja, ashtu siç është paraparë në Manualin për Parandalimin dhe Luftimin e virusit COVID-19, të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në manualin e publikuar thuhet se në hyrje të ordinancës  mund të qëndrojë vetëm një pacient ose/dhe përcjellësi, ndërsa në hyrje duhet të ketë dezinfektues dhe udhëzim për pacientët për mënyrën e përdorimit, transmeton Telegrafi.

Po ashtu të gjitha revistat, lodrat duhet të hiqen si masë preventive nga kontaminimi.


Manualin e plotë mund ta lexoni KËTU:

Më poshtë udhëzimet për stomatologët:

-Duke pasur parasysh që koronavirusi qëndron në sipërfaqe për 24+ orë, është shumë e rëndësishme të mbani të gjitha sipërfaqet të pastra dhe të dezinfektuara. Kjo vlen për kabinetin stomatologjik, tualetin, zonën e pritjes, e veçanërisht e rëndësishme të dezinfektoni sallën e operacionit sa më shpesh që të jetë e mundur.

-Dezinfektuesit e përdorur zakonisht, si hipoklorur i natriumit 0,1% ose etanol 62% -71%, janë vërtetuar se janë shumë efektivë.

-Ventilimi i mjedisit të jetë sa më natyral dhe të evitohet ventilimi me kondicioner.

-Kujdes i shtuar ndaj instrumenteve duke zbatuar Asepsën dhe Antisepsën.

PRAKTIKAT E DUHURA TË PUNËS

– Higjiena e mirë e duarve Higjiena e mirë e duarve është mbrojtja më e rëndësishme për profesionistët e stomatologjisë

– Larja e plotë e duarve me sapun dhe ujë; Mbushni mirë duart me sapun; Mbushni mirë me sapun edhe pjesët e pasme të duarve, midis gishtërinjëve dhe nën thonjtë; Fërkoni duart për të paktën 20 sekonda; Lani duart me ujë të pastër; Thani duart me letër të pastër ose me ajër të thatë, transmeton Telegrafi.

-Vendosja e posterëve në mure që promovojnë larjen e duarve dhe higjenën respiratore.

– Pajisjet mbrojtëse personale disa procedura stomatologjike favorizojnë krijimin/përhapjen e aerosoleve, të cilat mund të jenë potencialisht të rrezikshme për transmisionin e Covid-19.

– Aerosolet krijohen nga pajisjet stomatologjike me numër të madh të rrotullimeve, si: turbina, pajisjet sonike dhe ultrasonike si dhe spray-vit (aplikimi i ajrit/ ujit me presion). Prandaj, rekomandohet që stomatologët t’i kufizojnë procedurat e tilla për të mbrojtur pacientët, stafin dhe vetën.

-Pajisjet mbrojtëse personale (PMP) të nevojshme për procedurat stomatologjike që nuk krijojnë dhe ato që krijojnë aerosole. a) PMP që nuk krijojnë aerosole Standardet aktuale për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit aplikohen me pajisjet mbrojtëse personale të përshtatshme: dorëza, maskë kirurgjike dhe syze mbrojtëse. 40 b) PMP që krijojnë aerosole .

– Për procedurat stomatologjike që krijojnë aerosole, përveç standardeve aktuale për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit, nevojiten edhe pajisjet mbrojtëse personale shtesë: veshje mbrojtëse, dorëza, maskë N-95/respirator, syze mbrojtëse të përshtatshme ose mburojë për fytyrën.

-Një maskë kirurgjike e zakonshme ka pore prej rreth 2-10 mikronë ndërsa maskë N95 ka pore në madhësi rreth 0.3 mikron; Koronavirusi ka një diametër rreth 0.12 mikronë, por pikat janë më të mëdha. Kur të përdorni maskën N-95/ respirator: nëse do të trajtoni pacientë të dyshuar, të mundshëm ose të konfirmuar nga infektimi SARS-CoV-2 ose në rastet kur pacientët kanë pasur “kontakt të ngushtë” me subjektet e përmendura; kur duhet të kryejmë procedura stomatologjike që krijojnë aerosole për një ekspozim më shumëse 15 minuta, përcjell Telegrafi.

 MASA SHTESË PARA TRAJTIMIT

– Përdorimi i 1% peroksid hidrogjeni 5cc për shpëlarje për 30 sekonda para ekzaminimit të zgavrës së gojës.

-Përdorimi i koferdamit për izolim.

-Përdorimi i aspiratorit me vëllim të lartë gjatë procedurave stomatologjike.

UDHËZIME PËR PACIENTËT 

-Caktimi i terminit për të lehtësuar distancën fizike dhe për të zvogëluar ekspozimin në pritore.

-Inkurajimi i pacientëve të vendosin maska në pritore.

– Personat shoqërues të presin jashtë hapësirave të ordinancës stomatologjike.

-Pacienti të lajë duart pas hyrjes në ordinancë për një minutë dhe më pas t’i dezinfektojë ato.

-Vendosja e mbështjellësve të këpucëve kur pacienti hyn në kabinetin stomatologjik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori