LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë merr dy vendime për përshpejtimin e pagesave të granteve

Ministria e Bujqësisë merr dy vendime për përshpejtimin e pagesave të granteve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pas lehtësimit të masave mbi menaxhimin e COVID-19, përmes dy vendimeve të reja të cilat hyjnë në fuqi më 22 qershor, inkurajon fermerët dhe agro-përpunuesit që të vazhdojnë punën e tyre të pandalshme në zbatimin e projekteve të granteve.

Në këtë drejtim, janë shfuqizuar dy vendime pezulluese, me qëllim që përfituesit e granteve të përfitojnë pagesat e tyre sa më parë.


Vendimi i datës 16 mars 2020 për pezullimin e përkohshëm të afateve për zbatimin e projekteve përfituese të granteve të vitit 2019. Me shfuqizimin e vendimit në fjalë, obligohen të gjithë fermerët përfitues të projekteve të Programit të Zhvillimit Rural 2019, t’u përmbahen afateve procedurale të përcaktuara sipas udhëzimit administrativ për masat dhe kriteret e përkrahjes për zhvillim rural për 2019, të datës 21.05.2019.

Vendimi i dytë ndërlidhet me shtyrjen e afateve procedurale për marrjen e lejeve dhe licencave, lidhur me fushën e hortikulturës, produkteve për mbrojtjen e bimëve, plehrave, mbrojtjes së bimëve, farërave, blegtorisë, pylltarisë, verëtarisë dhe shërbimeve këshilluese për bujqësi. /Telegrafi

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Kalo në kategori