LAJMI I FUNDIT:

Në galaktikën tonë ka më shumë se 30 lloje të të huajve?!

Në galaktikën tonë ka më shumë se 30 lloje të të huajve?!

Është thënë se mund të ketë dhjetëra civilizime aktive në Rrugën tonë të Qumështit.

Mund të ketë më shumë se 30 civilizime jashtëtokësore në galaktikën tonë, kanë zbuluar studiuesit në një studim të madh, transmeton Telegrafi.

Studimi i ri adresoi pyetjen se sa planetë në “lagjen tonë” mund të jenë “shtëpi” e jetës jashtëtokësore.


Sipas një studimi të Universitetit të Nottingham, në Rrugën e Qumështit duhet të ketë “të paktën disa duzina” botë të huaj aktive nëse jeta inteligjente formohet diku tjetër në një mënyrë të ngjashme si ajo në Tokë.

Sidoqoftë, distanca mesatare ndaj këtyre civilizimeve do të ishte 17,000 vite dritë larg, duke i bërë shumë të vështira takimet e çdo lloji të tyre me teknologjinë tonë të tanishme.

Drejtues i këtij studimi ishte profesori i astrofizikës në Universitetin e Nottingham, Christopher Conselice.

Ai tha: Duhet të ketë të paktën disa dhjetëra civilizime aktive në galaktikën tonë, me supozimin se duhen pesë miliardë vjet që jeta inteligjente të formohet në planete të tjera, si në Tokë.

Në Tokë, një civilizim komunikues u formua pas 4,5 miliardë vitesh.

Studimi tregon se numri i qytetërimeve varet nga sa kohë ata po dërgojnë në mënyrë aktive sinjale në hapësirë, siç janë transmetimet radio nga satelitët dhe televizioni.

“Ideja është të monitorojmë aktivitetin e tyre përmes evolucionit, por në një shkallë kozmike. Ne e quajmë këtë llogaritje si kufi astrobiologjik të Kopernikut”, shtojnë ekspertët.

Zbulimi i çdo civilizimi në galaktikën tonë varet fuqimisht se sa mirë mund t’i marrim sinjalet e dërguara në hapësirë.

Sipas studiuesve, ata kanë vlerësuar se mund të ketë rreth 36 civilizime inteligjente aktive. Por bashkëveprimi me ta do të ishte i vështirë.

Profesori Christopher Conselice vazhdoi tutje se duke kërkuar një jetë inteligjente jashtëtokësore – edhe nëse nuk gjejmë asgjë – ne po zbulojmë të ardhmen dhe fatin tonë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Çifti britanik që drejton një pab, dyshojnë se Facebook ka fshirë faqen e tyre për shkak të emrit të lokalit

Çifti britanik që drejton një pab, dyshojnë se Facebook ka fshirë faqen e tyre për shkak të emrit të lokalit

Interesante
Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Interesante
A mund të dalloni gabimet në imazhin e burrit duke luajtur golf?

A mund të dalloni gabimet në imazhin e burrit duke luajtur golf?

Interesante
Pamje që zbulojnë arratisjen e guximshme të ngjalës nga stomaku i 'grabitqarit'

Pamje që zbulojnë arratisjen e guximshme të ngjalës nga stomaku i 'grabitqarit'

Interesante
Anketa e KB-së

Anketa e KB-së

Paraglajderi filmon qenin në majën e Piramidës së Gizës, ishte ngjitur për t’ju lehur zogjve – pamjet bëhen virale

Paraglajderi filmon qenin në majën e Piramidës së Gizës, ishte ngjitur për t’ju lehur zogjve – pamjet bëhen virale

Interesante
Kalo në kategori