LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Kosovës në Itali me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë

Ambasada e Kosovës në Itali me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë

Ambasada e Kosovës në Romë ka informuar se në bazë të dekret-ligjit të ri të Qeverisë italiane, qarkullimi dhe lëvizja ndërkufitare drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshirë Kosovën dhe anasjelltas, mbetet ende i kushtëzuar nga masat parandaluese ndaj COVID-19.

Në një postim në Facebook thuhet se sipas burimeve zyrtare italiane, vlefshmëria e këtyre masave kufizuese me vendet e rajonit do të mbetet në fuqi deri më 30 qershor 2020.


Si rrjedhojë, Ambasada e Kosovës në Romë u bënë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë në Itali dhe atyre që planifikojnë të kalojnë tranzit nëpër territorin italian, që të evitojnë planifikimin e udhëtimeve drejt Kosovës deri në njoftimin zyrtar të radhës.

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar bashkëatdhetarë,

në vijim të njoftimeve paraprake lidhur me qarkullimin ndërkufitar, Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë informon se në bazë të Dekret-ligjit të ri të Qeverisë italiane të datës 11.06.2020, qarkullimi dhe lëvizja ndërkufitare (tokësore dhe detare) drejt vendeve të Ballkanit Perendimor (përfshirë Kosovën) dhe anasjelltas, mbetet akoma e kushtëzuar nga masat parandaluese ndaj pandemisë Covid-19.

Informojmë se, sipas burimeve zyrtare italiane, vlefshmëria e këtyre masave kufizuese me vendet e rajonit tonë do të mbetet në fuqi deri me datë 30 qershor 2020. Si rrjedhojë, i bejmë thirrje të gjithë shtetasve kosovar që ndodhen në Republikën e Italisë, si dhe atyre që planifikojnë të kalojnë tranzit nepër territorin italian, që të bëjnë edhe pak durim e të evitojnë planifikimin e udhëtimeve me destinacion Republikën e Kosovës deri në njoftimin tonë zyrtar të radhës. Ju rikujtojmë që ky rakomandim i drejtohet dhe duhet respektuar nga të gjitha ketegoritë e transportit dhe për të gjitha menyrat e udhëtimit, përfshirë këtu linjat private të autobusave që duhet të evitojnë të ndërmarrin iniciativa të nxituara.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë po ndjekë me vemendje zhvillimet dhe do t’ju perditësojë në vijim, sapo të ketë te reja enventale lidhur me rihapjen e qarkullimit ndërkufitar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/