LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj: Shqetësues rritja e numrit të infektuarëve me COVID-19

Reshitaj: Shqetësues rritja e numrit të infektuarëve me COVID-19

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka njoftuar se sot ka vizituar Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Pejë, ku është pritur nga drejtoresha Adnora Nurboja.

Reshitaj, ka thënë se i ka falënderuar punëtorët shëndetësorë të institutit lidhur me angazhimin e tyre kundër pandemisë së koronavirusit

“Për të parë nga afër punën e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Pejë sot vizitova personelin shëndetësorë në krye me drejtoreshën e Qendrës Dr. Adnora Nurboja. Mjekët specialistë të epidemiologjisë, mikrobiologjisë, ekologjisë i falënderova për punën dhe gatishmërine e tyre të punojnë intenzivisht për 4 muaj në shërbim të shëndetit të qytetarëve për përballimim sa më të lehtë të Pandemisë Covid-19. Nga aty u njoftova me të gjitha zhvillimet dhe ecuritë e Institutit”, ka shkruar ajo.


Ajo ka sqaruar se është shqetësues numri i madh i të infektuarëve me Covid-19, e sidomos në javën e fundit.

“Shqetësuese vazhdon të mbetet numri i madh e në rritje i të infektuarëve me Covid 19, sidomos javën e fundit ne vendin tonë”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/