LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 10 mijë njerëz protestojnë kundër racizmit në Cyrih

Më shumë se 10 mijë njerëz protestojnë kundër racizmit në Cyrih

Demonstratat kundër racizmit shpërthyen edhe në disa qytete zvicerane të shtunën, njoftoi agjencia e lajmeve Keystone-SDA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm në qytetin e Cyrihut më shumë se 10 mijë njerëz dolën në protesta.


Protestuesit që ishin kryesisht të rinj, mbanin pankarta me sloganet tashmë të njohura të kësaj kauze “White silence is violence” dhe “Black Lives Matter”.

Protestat zunë vend edhe në kryeqytetin e Zvicrës, Bern, në Lausanne dhe në Saint Gallen.

Ndërkohë lidhur me këtë rast, policia e Cyrihut u kishte kërkuar vazhdimisht njerëzve që të mos protestonin pasi ishte në kundërshtim me ligjet e implementuara për parandalimin e coronavirusit. /Telegrafi/