Forca e Sigurisë së Kosovës pret që javën e ardhshme të fillojë fushatën informuese të rekrutimit për Akademinë Ushtarake. Megjithëse pandemia ka prekur edhe në organizmin e aktiviteteve të Forcës, institucioni është në hap me planin e paraparë vjetor.
Komandanti i Forcës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në një intervistë për KP, tregon kur pritet të nisin vitin e ri akademik me kadetët e rinj, ndërkohë flet edhe për pranimin e kadetëve në pesë vende partnere.
Forca do të realizojë dy fushata informuese për pranimin e ushtarëve të rinj, të cilat do të nisin me atë për pranim në Qendrën Universitare ku është një numër më i kufizuar i pranimit.
“Ne shumë shpejtë, javën e ardhshme besojmë që do e bëjmë kampanjën e rekrutimit dhe konkursi do të jetë i hapur për akademinë tonë këtu por edhe për pesë vende të tjera që kemi oferta nga partnerët tanë. Jemi me kohë, për shkak se edhe testi kombëtar që është shtyrë që do të jetë në korrik dhe pas marrjes së diplomave, certifikatave nga ana e aplikantëve, plani jonë është që t’i kryejmë të gjitha obligimet, qofshin ato kampanja të rekrutimit, përzgjedhje të seleksionimit, dhe të njëjtën kohë t’i zhvillojmë të gjitha procedurat e përzgjedhjes dhe seleksionimit dhe besojmë që do të jemi të gatshëm që në shtator të fillojmë vitin e ri akademik me kadet të rinj”, thotë Rama.
Në kuadër të kësaj fushate hyn edhe konkursi për pranim në akademi ushtarake të vendeve partnere si Gjermania, Turqia, Kroacia, Maqedonia, ndërkohë që në Angli dy pjesëtarë të Forcës, tashmë kanë shkuar për shkollim në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst.
Akademia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me koncept amerikan, tashmë është e akredituar dhe e ka programin tërësisht në gjuhën angleze.
Gjeneral Rama thotë se u ofrojnë hapësirë për shkollim edhe vendeve të rajonit si Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi, meqë tashmë është akademi regjionale.
Procesi i aplikimit dhe pranimit në Forcë do të bëhet nën masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore.
E fushata e dytë e cila është planifikuar të fillojë në korrik, do të jetë për ushtarë të rinj, ku numri i të pranuarve do të jetë 400.
“Kampanja e dytë gjatë këtij viti e kemi planifikuar të fillojmë në korrik, do të jetë për rekrut të rinj, ose ushtarë të rinj, që numri afërsisht do të jenë 400 rekrutë të rinj dhe mbi bazën e planit tonë ne kemi planifikuar që gjatë muajit korrik ta shpallim konkursin, t’i kemi aplikantët dhe deri në shtator t’i kryejmë procedurat, përzgjedhjen e seleksionimin, dhe në shtator të fillojmë trajnimin bazik që është një trajnim 9 javor. Të gjithë ata që i kalojnë këto kritere, e kalojnë trajnimin bazik do të jenë pjesë aktive të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Pandemia nuk ka ndikuar në këtë proces, sepse ka qenë ky planifikimi jonë”, thotë ai.
Komandanti i FSK-së thotë se tre javë më parë kanë filluar punën me personel qind për qind dhe ka dhënë urdhër që të arrihet afati kohor i planifikuar në planin vjetor.
“Kemi disa kontrata dhe presin disa furnizime që janë shumë të rëndësishme për Forcën dhe vendin tonë, që ndikojnë direkt në ngritjen e kapaciteteve të reja por edhe direkt në operacionalitet të njësive të thirrura, bazuar në ligj dhe rregullore që i kemi”, thotë ai.
Në këtë kohë të pandemisë kanë ardhur lajme të mira nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Dje kanë dalë të diplomuarit e parë nga akademia prestigjioze në West Point, dy pjesëtarë të Forcës të cilët katër vjet më parë nisën shkollimin atje.
Gjithashtu, FSK ka tre kadetë të rinj që sivjet fillojnë shkollimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy në West Point dhe për herë të parë një kadet në Forcat Ajrore të SHBA-së.
Në mundësinë e parë kur funksionalizohen fluturimet ata do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak