Qeveria e re e Kosovës në krye me Avdullah Hotin e LDK-së, në ditët e para të punës ka marrë vendim për heqjes e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Ky vendim, sipas Hotit, është marrë me qëllim të heqjes së pengesave për dialog. Albin Kurti e sheh si veprim të pashembullt, ndërsa, ata që përcjellin procesin e dialogut thonë se pavarësisht vendimit të shfuqizim të masës së reciprocitetit, Kosova duhet të insistojë të jetë palë e barabartë në tavolinën e dialogut.
Vendimin e datës 20 mars 2020, që Albin Kurti e kishte marrë sa ishte në krye të ekzekutivit, për vendosjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, e shfuqizojë menjëherë në ditën e tretë të punës së tij, i zgjedhuri Avdullah Hoti.
“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm sot, duke hequr pengesat e dialogut. Ne presim të njëjtën gjë nga pala serbe që t’i hiqen pengesat, e të vazhdojmë tutje”, deklaroi Hoti.
Veprim të pashembullt po e konsideron Albin Kurti, tash në opozitë, duke thënë se me qëndrimet e saj, Serbia vazhdimisht dëshmon se është shtet armiqësor ndaj Kosovës.
“Është i pashembullt, jo vetëm në historinë tonë, që dikush të ia heq vetës të drejtën sovrane për raporte reciproke me fqinjë, e në këtë rast para se gjithash e mbi të gjitha me Serbinë e cila me qëndrimet e veta e dëshmon që është shtet armiqësor ndaj neve”, ka thënë Kurti në një përgjigje për KP.
Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se në parim reciprociteti ka qenë e drejtë e shtetit të Kosovës, por u bë problematik kur ra ndesh me procesin e dialogut.
Sipas saj, pavarësisht heqjes së masës së reciprocitetit, Kosova duhet të insistojë që të jetë palë e barabartë në bisedimet me Serbinë.
“Pavarësisht shfuqizimit të masave të reciprocitetit, Kosova sërish duhet të insistojë që në procesin e dialogut Kosovë-Serbi të jetë palë e barabartë, të trajtohet si shtet karshi Serbisë dhe gjithashtu shteti i Kosovës të shkojë në këtë vazhdim të procesit të dialogut me një strategji të qartë ku konsideroj se kjo strategji duhet t’i ketë së paku dy elemente kryesore, duhet të jetë lista e të gjitha kompromiseve që Kosova ka bërë deri tani karshi Serbisë për të treguar që Kosova ka bërë mjaftueshëm kompromise ndaj Serbisë, si dhe elementi i dytë duhet të jetë gjendja e zbatimit të marrëveshjeve Kosovë-Serbi me theks të veçantë në marrëveshjet që nuk janë zbatuar nga ana e Serbisë për të treguar që në dialog është një shtet që potencialisht mund të mos zbatojë as marrëveshjen përfundimtare”, thotë ajo.
E njohësit i çështjeve politike, Rasim Alija nuk beson që Kosova do të trajtohet si palë e barabartë në tavolinën e dialogut.
“E kemi parë që është perceptimi qytetar karshi heqjes së kësaj mase shihet si dorëzim para Serbisë, mirëpo presioni qartazi i amerikanëve dhe i ndërkombëtarëve është që të hiqet kjo masë, qeveria Hoti ka ardhur në pushtet e bazuar mbi këtë gjë që te hiqet masa e reciprocitetit dhe mbi të gjitha t’i hapet rrugë dialogut. Nuk e besoj që me heqjen e kësaj mase, Kosova dhe Serbia do të trajtohen ose ulen si palë të barabarta në tavolinën e dialogut. Mirëpo, mbetët të shihet se me çfarë çmimi e kemi paguar heqjen e kësaj mase, e mbi të gjitha, cili do të jetë ose si do të duket qasja e dialogut dhe marrëdhëniet me Serbinë, cili do të jetë produkti final mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Alija.
Çështja e taksës 100% dhe reciprociteti ndaj Serbisë, kanë qenë çështje të cilat kanë ndikuar në prishjen e koalicionit qeverisës Vetëvendosje-LDK, ku kjo e fundit kërkonte që të veprohet sipas kërkesave të ndërkombëtareve për heqje të këtyre masave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite