LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Amerikanët po mbajnë barrën e pandemisë globale të coronavirusit

OBSH: Amerikanët po mbajnë barrën e pandemisë globale të coronavirusit

Amerikanët po mbajnë barrën e pandemisë globale të coronavirusit, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), kjo pasi Amerika Veriore dhe ajo Jugore janë ndër 10 vendet më të goditura të botës me këtë virus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, virusi ishte “shumë aktiv” në Amerikën Qendrore dhe atë Jugore, potencon eksperti i lartë i urgjencës në OBSH, Mike Ryan, duke shpalosur gjendjen në Brazil dhe Meksikë.


Situata aktuale në Brazil, tani një nga pikat globale të virusit, ishte me shqetësim në rritje, veçanërisht në qytetet me popullsi të madhe, deklaron Ryan në një konferencë për shtyp.

Mexico - coronavirus

Ndërkohë Meksika ka raportuar 130 mijë raste nga COVID-19, dhe më shumë se 15 mijë të vdekur, thot OBSH.

Brazili është vendi i dytë në botë, me më shumë se 800 mijë raste dhe 41 mijë viktima, sipas një raporti nga agjencia e lajmeve Reuters.

Për dallim nga dy shtetet, SHBA njëherit vendi me goditjen më të rëndë nga coronavirusi në botë, raporton më shumë se dy milionë raste dhe 114 mijë të vdekur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori