LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Pendarovski është infektuar nga virusi i “zaevizmit”

Milloshoski: Pendarovski është infektuar nga virusi i “zaevizmit”

Funksionari i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, përmes një postimi në Facebook thotë se presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, është infektuar nga virusi i “zaevizmit”.

Milloshoski thotë se Pendarovski fillimisht ka vepruar me pohime, ndërsa më pas me gënjeshtra dhe vet-demantime, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Më 30 maj Pendarovski tha se për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe të vdekurve shpall gjendje të jashtëzakonshme. 13 ditë më vonë Pendarovski ‘pohoi’ se ai asnjëherë nuk ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme për shkak të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve dhe këto krahasime ishin të pabaza”.

“Pse sot Pendarovski zgjodhi të vet-demantohet, më së miri e di shoku i tij, ‘bartësi i virusit zaevizëm'”, shkruan Milloshoski.

Ndryshe, sot presidenti Stevo Pendarovski njoftoi se nuk do të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme, e cila përfundon nesër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori