Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka pritur në takim njoftues, Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
“Gjatë takimit, Selimi fillimisht njoftoi ambasadoren Apostolova me zhvillime të rëndësishme legjislative lidhur me Agjendën e Reformave Evropiane.
Ministri tha se Bashkimi Evropian ka qenë përkrahës i madh i avancimin të agjendës evropiane dhe fuqizimit të sektorit të sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.
Selimi shprehu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të avancuar reformën legjislative dhe institucionale dhe për të zhvilluar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së që synon forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë njëherësh përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova uroi ministrin Selimi për përgjegjësinë e re për të udhëhequr me Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, ndërsa tha se BE-ja do të mbetet e përkushtuar për të përkrahur Kosovën për fuqizimin e sistemit të drejtësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City