Një diskutim në Facebook për heqjen e monumentit të një gjenerali historik nga një shesh në Amerikë, nuk duket si argument që të nxit shumë për t’u marrë seriozisht me një koment apo analizë rreth këtij problemi. Nga ana tjetër, Facbook është thes i madh. Temat që hapen dhe debatohen aty variojnë qysh nga vrimat e brekëve të Shukriut e deri tek origjina e nënës së Skënderbeut.
Jo gjithnjë mund të justifikohet koha e humbur dhe mundimi për t’u zhytur në diskutime pa fund. Veçse heqja e monumentit të Robert E. Lee, edhe pse duket si ngjarje e parëndësishme, paraqet interes sepse lidhet me probleme të tjera të mprehta, ngaqë po ndodh në një periudhë tepër delikate që po kalon Amerika dhe e gjithë bota për pasojë. Anarkia që pasoi protestat paqësore të të revoltuarve prej vrasjes makabre të afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis, Minnesota, nga një polic i bardhë ka marrë përmasa dhe ka nxitur konflikte e qëndrime kontradiktore. Në gjendjen që ndodhemi, kur e mira është përballë së keqes, ia vlen që të qartësosh pozicionin dhe ta bësh të qartë se cilën anë ke marrë.
Le të pranojmë për një moment se e kaluara historike e gjeneralit nuk e justifikon statujën e tij në shesh, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje problemit që fshihet pas. Fakti që heqja e monumenteve të Konfederatës u intensifikua gjatë viteve të Presidencës së Trump nuk është shumë e rastit. Shoqërimi i kësaj fushate me anatemat e demokratëve se Trump është racist, flet qartë për lidhje shkak-pasojë. Obama dhe Clinton, që drejtuan Amerikën për tetë vjet, janë boll të lexuar, gjë që do të thotë se edhe gjatë dy legjislaturave të tyre duhet ta kenë ditur historinë e gjeneralit dhe historinë e Amerikës në përgjithësi më mirë sesa ne.
Nëse memorialët në fjalë ofendojnë ose lëndojnë sadopak ndjenjat e popullsisë me ngjyrë, ata e kishin kohën dhe kushtet e mjaftueshme për të hartuar një legjislacion të plotë për ta realizuar këtë gjë. Duket hapur se demokratët nuk kanë qenë të shqetësuar ndonjëherë për historinë që po diskutojmë ne sot e as për sentimentin e qytetarëve. Ne nuk jemi naivë që ta hamë këtë. Lufta me monumentet është luftë kundër presidentit të Amerikës. Heqja e monumenteve sot është mesazh i qartë për elektoratin që do të votojë pas ca muajsh në zgjedhjet presidenciale, se edhe Trump duhet hequr për të njëjtat arsye.
Veçantia e ditëve që po jetojmë është se faktikisht kjo gjë po kërkohet të arrihet me metoda leniniste me anarki dhe dhunë dhe me luftë të pandershme mediatike, ndryshe nga zgjidhjet demokratike që janë aplikuar në Amerikë deri më sot në kësi rastesh. Është fare e qartë se protesta e të indinjuarve u uzurpua qysh në ditët e para nga grupe ekstremistësh, që nuk u dhimbset aspak ai që vdiq, por kërkojnë destabilizim dhe anarki për interesa të caktuara. Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, tërhoqi vëmendjen qysh në ditët e para se dhuna e ushtruar nga Antifa dhe grupe të ngjashme do të konsiderohet terrorizëm i brendshëm dhe do të trajtohet si i tillë. Historikisht, Antifa është lëvizje e krijuar në vitet ‘60 në Evropë, por që ka marr hov dhe në Amerikë, sidomos qysh nga zgjedhjet presidenciale më 2016. Kryesisht, Antifa njihet si lëvizje anarkiste e ekstremit të majtë në përbërje të së cilës ka edhe anëtarë me të kaluar në politikë.
Në këtë kaos është e vështirë që të gjenden lidhjet e drejtpërdrejta të atyre që e drejtojnë anarkinë, por është e kuptueshme se ka forca politike dhe media në shërbim të tyre, të interesuar për të përfituar nga kjo amulli. Demokratët deri tani e kanë denoncuar dhunën me gjysmë zëri. Pjesa më e madhe e mediave të majta, që këto katër vite janë deklaruar natë e ditë kundër Presidentit, nuk kanë në fokus dhunën e ushtruar nga ekstremistët. Për ata më e rëndësishme është ta paraqesin protestën si paqësore dhe të gjejnë këndin se ku mund ta sulmojnë Presidentin përsëri.
Duke mos llogaritur dëmin ekonomik nga djegiet, plaçkitjet dhe shkatërrimet e anarkistëve, deri tani janë regjistruar gjithashtu me dhjetëra viktima, mes të cilëve oficerë të Policisë dhe njerëz të tjerë të nderuar. Është e dhimbshme se pjesa më e madhe e viktimave deri tani janë gjithashtu nga komuniteti afro-amerikan. Nëse mediat në fjalë vërtet kërkojnë ta paraqesin protestën nën këndvështrimin e dhimbjes për humbjen e George Floydit, përse nuk i kushtojnë rëndësi humbjes së jetëve të tjera, që në fund të fundit janë po nga i njëjti komunitet?
Është e arsyeshme që edhe komentuesit spontanë në rrjetin social të denoncojnë krahas problemit të dhunës së policit që kreu tragjedinë, edhe dhunën e pashembullt të këtyre ditëve nga grupet ekstremiste. Veçse ka nga ata që në Facebook, njësoj si CNN, e spostojnë problemin te Presidenti, duke shkruar herë drejtpërdrejt e herë duke lënë të kuptohet se Trump është fashist apo racist. Të shkruash qoftë dhe në mediat sociale për një President që është fashist apo me sjellje fashistoide, duhet të sjellësh ndonjë fakt ose të paktën një burim ku thuhen shkeljet që ka bërë. A ka nxjerrë Trump ndonjë parti jashtë ligji apo ka vrarë, a dënuar ndonjë kundërshtar politik apo gazetar? Këto janë veprime që në fakt ndodhin në botë. Këtu nuk është fjala vetëm për Erdoganin apo Putinin. Përpara disa vitesh, ish-Kryeministri italian Giulio Andreotti u akuzua që kishte gisht në vrasjen e një gazetari. Por, Trump, deri tani, dihet që gazetarët që vjellin vrer gjithë ditën kundër tij i ka etiketuar si “Fake News”. A e rendit Trumpin ky veprim te fashistët?!
Trump u etiketua si racist gjatë fushatës elektorale nga kundërshtarët, kur ai ngriti me forcë problemin e imigracionit të paligjshëm nga Meksika. Është tashmë e provuar se në këtë qëndrim nuk kishte asgjë raciste përveç iniciativës së tij për të siguruar kufirin dhe vendin nga trafikantët e keqbërësit. Madje, Trump e zgjidhi këtë çështje aq sa mundi me vetë Meksikën, duke i bërë presion nëpërmjet tarifave që të vendosnin mijëra trupa për të ruajtur kufirin nga ana e tyre.
Çështja e riciklimit të akuzës së Trumpit qenka racist në këtë situatë, ku përpjekjet bëhen për të siguruar pushtetin me dhunë e kur për ironi dhe anarkistët luftojnë me flamurin e antiracizmit në dorë, u intereson kundërshtarëve të Presidentit dhe u vjen mbas fijes atyre që janë pozicionuar si anti-Trump. Madje, ditët e fundit angazhimi më i hapur i lëvizjes “Black Lives Matter” hedh më shumë xixa mbi këtë narrativë. Kjo lëvizje si pjesë e trashëgimisë së Obamës nuk duket se i bind të gjithë për efikasitetin që mund të ketë për të luftuar racizmin. Lufta kundër diskriminimit racor nuk fillon e mbaron me denoncimin e brutalitetit të Policisë. Politikat famëkeqe të ndarjes racore janë më shumë të shprehura në kufizimin ekonomik dhe në lënien e komuniteteve me ngjyrë pa punë dhe të izoluar në zona të varfra.
Racizmi si plagë e shoqërisë njerëzore nuk nisi dhe nuk ka për t’u zgjidhur në këta katër vjet. Premtimi dhe kontributi i Trumpit në këtë aspekt ishte në rrafshin ekonomik. Ai synoi dhe arriti uljen e papunësinë në nivel të paparë dekada me radhë, nga ku komuniteti afro-amerikan për rrjedhojë del i fituar. Veçse demokratët kërkojnë me çdo kusht që afro-amerikanët të marrin anën e tyre në zgjedhje. Është e qartë se atyre nuk u intereson shumë sa afro-amerikanë po vriten sot në rrugë e aq më pak u interesojnë historitë e skllavopronarisë dhe bëmat e gjeneralit përpara një shekulli që diskutojmë ne në Facebook.
Kështu, shpjegohet që ata veç shtiren si mbështetës të flaktë të lëvizjes “Black Lives Matter”. Madje, drejtues të lartë demokratë kanë shkuar edhe më larg tashmë, duke kërkuar tkurrjen e fondeve për departamentet e Policisë, gjoja në emër të shmangies së brutalitetit të policëve. Përfaqësuesja e Minnesotas në Kongres, Ilhan Omar, tha se është koha për të shpërndarë departamentin e Policisë në Minneapolis. Të njëjtën gjë kanë thënë dhe anëtarë të tjerë të këshillit të qytetit atje. Është e qartë se tkurrja e forcave të Rendit, sidomos në këtë kaos, do të çonte në më shumë dhunë e më shumë anarki dhe më shumë viktima, por duket se demokratët kjo gjë nuk i shqetëson shumë.
Anarkia në qytetet kryesore që Antifa dhe lëvizje të ekstremeve të tjera kanë imponuar këto ditë përhap frikë dhe ankth dhe favorizon marrjen e pushtetit në mënyrë të dhunshme. Në përmbushjen e kësaj agjende, motori mediatik po punon këto ditë me kapacitet të plotë, duke fabrikuar shpifje në favor të demokratëve. Ndërsa ne rrekeshim në Facebook me historinë e skllavopronarisë, disa organe mediesh, si Esquire Magazine, Yahoo News, PPR etj., dhe gazetarë të njohur, përshirë edhe korrespondentin e “New York Times” në Shtëpinë e Bardhë, Peter Baker etj., publikuan një citim të Presidentit Trump të falsifikuar. Ata shkruan se Trump ka thënë se George Floyd do të ishte i lumtur për treguesit e uljes së papunësisë, kur në të vërtetë ai tha se George Floyd do të ishte i lumtur për çfarë po bëhet për të siguruar barazi dhe drejtësi përpara ligjit. Menjëherë pas tyre, këtë falsifikim e përcolli publikisht Joe Biden në fjalimin e tij. Kjo pra është skema e marrjes së pushtetit: anarki dhe mashtrim.
Ne si vëzhgues që ndodhemi përpara së vërtetës dhe gënjeshtrës, kemi mundësi të zgjedhim dhe të pozicionohemi. Nëse sytë janë të mjegulluar nga urrejtja për Presidentin, këtë falsifikim e rendisim në “listën e gënjeshtrave të Trumpit” që ka hartuar CNN-i dhe e bëjmë share në Facebook. Nëse qëndrojmë syçelë dhe u referohemi burimeve të tjera alternative të informacionit, e klasifikojmë këtë si mashtrim të qëllimshëm mediatik e si shkelje flagrante të parimit të vërtetësisë ku duhet të mbështetet liria e shprehjes dhe informimit dhe i vëmë emrin si duhet anarkisë, dezinformimit dhe përpjekjeve për të uzurpuar pushtetin me dhunë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/QNR-zgjedhjet-lokale-2021-foto-Ridvan-Slivova-21-780x439-1.jpg)
Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Loredana u zhgënjye dhe hoqi dorë nga ai pas informacioneve nga jashtë, Jozi reagon për herë të parë me një dedikim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lkorja-lorja-lorja.jpg)
Loredana u zhgënjye dhe hoqi dorë nga ai pas informacioneve nga jashtë, Jozi reagon për herë të parë me një dedikim
![Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhenja-780x439.jpg)
Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim
![Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/viber_image_2025-02-12_15-49-57-949-720x405-1-780x439.jpg)
Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj
![Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476206721_10161362451642759_2030955817722221211_n-e1739385570238-780x439.jpg)
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re