LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet ndihmë e posaçme për gazetarët dhe mediat në Maqedoni

Kërkohet ndihmë e posaçme për gazetarët dhe mediat në Maqedoni

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGPM) konsideron se nevojitet pako e posaçme e masave e cila do t’u referohet gazetarëve dhe punonjësve medial, duke pasur parasysh faktin se, siç theksojnë, ata janë ndër hallkat kryesore në luftën kundër përhapjes së koronavirusit dhe po kryejnë punë të interesit publik.

“SPGPM i referohet edhe thirrjes së Federatës evropiane të gazetarëve drejtuar qeverive nacionale, Komisionit evropian dhe Parlamentit evropian për aksion të shpejtë, të targetuar dhe të koordinuar për mbështetje të të gjithë punonjësve medial – të punësuar, gazetarë të lirë dhe të vetëpunësuar – si përgjigje ndaj goditjes shkatërrimtare sociale dhe ekonomike nga kriza globale me Kovid-19 në sektorin medial. Kovid-19 i shkaktoi goditje të rëndë lirive mediale në mbarë botën. Në këtë pandemi qytetarët evropianë kanë nevojë për gazetarë profesionistë, ekonomikisht të siguruar, më shumë se kurdo herë” theksojnë nga SPGPM.

Njëkohësisht, ata u referohen edhe dhjetëra deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit që kanë të bëjnë me rolin e rëndësishëm të gazetarëve dhe punonjësve medial në luftën kundër pandemisë, si dhe shprehjen e vazhdueshme të falënderimit për punën e gazetarëve.


Prandaj, konsiderojnë se qëllimi përfundimtar i ndihmës financiare duhet të jenë gazetarët dhe punonjësit medial.

“Kërkesat bazohen në tre pikat në vijim – Lirimi nga 100 për qind nga kontributet për të punësuarit në mediume të cilët nuk larguan asnjë të punësuar gjatë krizës, përveç me ndërprerje kontraktuese të marrëdhënies së punës, largim në pension apo me dispozita tël tjera nga LMP, me përjashtim të tepricës teknologjike për kohëzgjatjen e masës dhe suspendimin pa afat suspendimi. Masa të vlejë edhe për mediumet të cilat ua kanë ulur rrogat gazetarëve dhe punonjlsve medial, por vetëm nëse obligohen që, lirimin e këtillë ta përdorin për t’ua kthyer mjetet e shkurtuara punonjësve të tyre. Kthimi i mjeteve zhvillohet paralelisht me zbatimin e masës”.

“Me qëllim të vetëdijes për luftën kundër lajmeve të rrejshme, përkatësisht rëndësia e gazetarisë profesionale kjo masë të mos vlejë për mediumet të cilave gjykata kompetente me aktvendim fuqiplotë caktoi se e shkelën Ligjin penal nga Kapitulli kundër shëndetit të njerëzve”, shtojnë nga SPGPM.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori