LAJMI I FUNDIT:

Shtatori nuk shihet si afat optimal për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Shtatori nuk shihet si afat optimal për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Largimi i masave të reciprocitetit nga Qeveria Hoti, pritet të rikthejë në tavolinën e bisedimeve pas dy viteve Kosovën dhe Serbinë. Ndonëse po kërkohet intensifikimi i negociatave, dhe është përmendur muaji shtator i këtij viti si afati optimal për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, një gjë e tillë po shihet si vështirë e realizueshme.

Hulumtuesja në Institutin Demokratik të Kosovës, Violeta Haxholli thotë se çështjet e shumta të pazgjidhura me Serbinë e bënë të vështirë parashikimin për arritjen e marrëveshjes finale.


“Dy vitet e fundit ka pasur një interesim të BE-së, ndërmjetësve të dialogut, por edhe të ShBA-së me një rol më aktiv në këtë proces në mënyrë që Kosova dhe Serbia të përmbyllin këtë dialog me një marrëveshje finale. Kjo për shkak se dialogu ka filluar qysh moti, në vitin 2011 dhe ende nuk është arritur normalizimi i shumëkërkuar… Është e vështirë të parashikohet ndonjë afat për shkak se flitet për një marrëveshje finale, pasi flitet për një marrëveshje finale dhe duhet të përmbyllen shumë çështje. Kosova dhe Serbia kanë mospajtime të mëdha, dihet se Serbia ka pretendime ndaj Kosovës”, thotë ajo, për KP.

Ani pse po kërkohet nga partnerët ndërkombëtar përshpejtim i dialogut, njohësi politik, Besnik Vasolli thotë se Kosova nuk duhet të mbetet pengë i afateve kohore.

“Negociatat duhet të vazhdojnë, duhet të bëhen në frymë të mirëbesimit të të gjitha palëve. Por nuk duhet të bëhemi peng i afateve kohore patjetër, nuk ka arsye të themi që deri në shtator të përfundojë se përndryshe çka do të ndodh. Pse është shtatori aq i rëndësishëm, nuk e kemi të qartë asnjëri prej neve”, thotë ai.

Ndërsa, drejtori i Institutit, “Epik”, Demush Shasha thotë se Kosova më shumë duhet të fokusohet tek substanca e marrëveshjes, se sa afati i përmbylljes së saj.

“Ka qenë dhe do të jetë të ardhmen problematike diskutimi i çfarëdo afati sa i përket arritjes së marrëveshjes me Serbinë. Ajo çfarë duhet të diskutojmë është substanca e asaj marrëveshje, qëllimet e asaj marrëveshje. Mënyra e zgjidhjes të aq shumë çështjeve të hapura që i kemi me Serbinë. E afatet do të vijnë në fund të këtij procesi natyrshëm. Vendosja e afateve paraprakisht pa i diskutuar një gamë të gjërave të pazgjidhura me Serbinë është kundër produktive. Duke shikuar nga sot është shumë vështirë të imagjinohet se si mund të arrihet një marrëveshje deri në shtator kur kemi aq shumë çështje të pazgjidhura”, u shpreh Shasha.

Dialgou Kosovë-Serbi ka filluar qysh në vitin 2011. Ndërkaq, në këto dy vitet e fundit ka pasur një rol më aktiv të ShBA-ve në këtë proces, derisa në qarqe të ndryshme ndërkombëtare po kërkohet që marrëveshja ligjërisht obliguese për dy shtetet të arrihet këtë vit./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori