Libri monografik, “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë (1990-1991)”, është botuar më 2 shkurt 2020 në shënim të 30-vjetorit të pajtimit të gjaqeve në Kosovë nën përkujdesjen e Shtëpisë Botuese “Armagedoni”.
“Ky libër është një shenjë modeste nderimi për mijëra zemërgjerë që, në vend të ngrehjes së gishtit të krimit, shtrinë dorën e pajtimit; gjaqet, plagët dhe ngatërresat i falën në emër të rinisë, flamurit dhe kombit. Kështu i dhanë fund gjakmarrjes dhe i liruan nga burgu shtëpiak mijëra persona. I liruan nga atmosfera e rëndë dhe druajtja, por edhe nga ‘detyrimi’ për ta marrë gjakun. I bashkuan shqiptarët si kusht i domosdoshëm për të ecur përpara drejt çlirimit nga Serbia. Është, gjithashtu, libër nderimi për qindra pajtimtarë vullnetarë dhe për punën e tyre përkushtuese”, ka deklaruar autori Lulëzim Etemaj për “Epokën e re” pas botimit të librit.
“Një nga të pestë nismëtarët autentikë të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve (1990-1991), që preferuan thjeshtësinë për madhështinë kombëtare, është autori i këtij libri të vonuar tridhjetë vjet, Lulëzim Etemaj. Kjo lëvizje na transformoi në një shkallë më të lartë qytetërimi. Me pajtimin, unitetin dhe solidaritetin që solli ajo, krijoi, në të vërtetë, parakushtet për luftën triumfuese çlirimtare, falë këtij boshti qytetërues dhe drejtimit të saktë gjeopolitik”, ka thënë botuesi i gazetës “Epoka e re”, Muhamet Mavraj, për librin e Etemajt.
Ndërkaq, sipas Shtëpisë Botuese “Armagedoni”, “një libër i tillë dhe kaq i rrallë, për lëvizjen e paqes të shqiptarëve, nuk është shkruar asnjëherë më parë. Prandaj, mirë që e ka shkruar Etemaj sepse nuk dimë kush do ta shkruante tjetër me saktësi sikurse një prej nismëtarëve të saj”.
Libri “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë 1990-1991” është shpërndarë në libraritë më të mëdha të Kosovës. Të interesuarit librin mund ta gjejnë në këto qytete të Kosovës: Në Prishtinë në redaksinë e gazetës “Epoka e re”, në librarinë “Dukagjini”, “Artini” dhe “Buzuku”; në Pejë në librarinë “Dukagjini”; në Ferizaj në librarinë “Rilindja”; në Istog në librarinë “Smartpoint” dhe “Meshari”; në Gjakovë në librarinë “Tomorri”; në Prizren në librarinë “Altera”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Fjalë të urta orientale: Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij
Kujtime egotiste
NINULLA E DADOS
ZEMËR E ÇMENDUR
Vitet e kërkimeve të Gjeçovit, në Laç të Kurbinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur