Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka paralajmëruar padi ndaj gazetares Jeta Xharra pasi raportoi në portalin ‘kallxo’ se në vitin 2019, Hoxha kishte paguar një firmë franceze për të promovuar shkëmbimin e territorit si një zgjidhje legjitime për dialogun Kosovë-Serbi.
Hoxha gjithashtu ka paralajmëruar padi edhe ndaj ish-zëvendëskryeministrit, Haki Abazi, për deklarata që ish-ministrja i quan shpifje.
“Pas lajmit të rrejshëm, të publikuar nga mediumet prishtinainsight dhe kallxo.com, me autoren Jeta Xharra dhe deklaratave shpifëse të ish zëvendës kryeministrit, Haki Abazi, moralisht ndihem e obliguar të sqarojë për opinion të vërtetën. Arsyeja e vetme pse kam heshtur deri më tani, është për shkak se për këto shpifje do të padis të gjithë personat që janë marrë me emrin tim dhe kanë denigruar personalitetin tim përmes shpifjeve”, ka shkruar Hoxha.
Hoxha thotë se si ministre për dy mandate, mban përgjegjësi të plotë për aktivitetin ligjor e politik të këtyre institucioneve.
“Akuza se kinse në kohën time, janë shfrytëzuar paratë e taksapaguesve për lobim për ndarjen e Kosovës, jo vetëm që janë shpifje, por janë produkt i një agjende të njerëzve të çmendur, të cilët me çdo kusht po mundohen që të bindin të tjerët se kinse ndarja e Kosovës ka qenë opsion real në diskutimet e nivelit zyrtar”, shprehet ajo.
Ajo thekson se ‘Partia të cilën e përfaqëson PDK, ka qenë partia e vetme që në takime të nivelit të partive parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kishte prezantuar një dokument që e bënte të qartë paprekshmërinë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës’.
“Jeta Xharra, që ia bën argatin shefit të saj nga shoqëria civile, Haki Abazit, duke keq interpretuar një dokument zyrtar i cili më së paku merret me pretendimet e tyre”, ka shkruar ish-ministrja.
Sipas Hoxhës, dokumenti i publikuar nga Xharra është vetëm një analizë që tregon për perceptimin e shoqërisë franceze për temat politike të brendshme në Kosovë.
“Unë i ftoj të gjithë ta lexojnë dokumentin, cili nuk është asgjë tjetër përpos një analizë që flet për perceptimin e shoqërisë franceze për disa tema politike, lidhur edhe me çështjen e brendshme të Kosovës dhe anasjelltas”, shprehet ajo.
Hoxha më tej ka kërkuar edhe nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmanin, që të distancohet nga deklaratat përmes të cilave ka ripërsëritur pretendimet që sipas saj janë shpifje.
“Si zyrtare e lartë e shtetit në disa funksione, kam shërbyer, mbrojtur dhe përfaqësuar me dinjitetin dhe ndërgjegjen më të lartë shtetin e Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e saj. Gjithashtu, kërkoj nga Kryetarja e Kuvendit, një kërkim falje dhe distancim nga deklarata e saj publike, duke e ripërsëritur këtë gënjeshtër. Znj. Osmani si ish përkthyese e Presidentit Sejdiu, duhet ta njohë anglishten në atë nivel sa për ta kuptuar se shkrimi i znj. Xharra dhe pretendimet e z. Abazi janë shpifje”, ka shkruar Hoxha në fund.
Ndryshe, pas raportimit në media lidhur me dyshimin për lobim në shkëmbimin e territorit, kishte reaguar edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
Ajo kishte thënë se qeveria e mëparshme në Kosovë ka shpenzuar paratë e taksapaguesve për të lobuar për modifikim të territorit të vendit.
Sipas saj disa persona nga ajo Qeveri po duan të kthehen përsëri, megjithëse siç shkruan ajo ata “ishin në krye të këtij turpi”.
“Qeveria e mëparshme shpenzoi paratë e taksapaguesve për të lobuar “modifikimin e territorit”, do të thotë, për të “shpërblyer” Serbinë me territorin e Kosovës, për veprimet e saj gjenocidale kundër popullit tonë. Disa nga ata që ishin në krye të këtij turpi dëshirojnë të kthehen dhe të na qeverisin përsëri”, shkruan Osmani.
Reagimi i Osmanit kishte ardhur pas raportimit të”kallxo”, me një shkrim ku thuhej se në vitin 2019 Ministria e Integrimeve Evropiane e Kosovës i pagoi 168,000 euro një kompanie me seli në Paris që kishte promovuar idenë se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga bordet shëndetësore është goditja e radhës
Dy persona rrahin një tjetër në Prishtinë, e bëjnë për spital
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës