LAJMI I FUNDIT:

Google Search e ka bërë shumë më të lehtë kërkimin

Google Search e ka bërë shumë më të lehtë kërkimin

Të gjithëve iu ndodhë që të hynë në Google Search dhe pasi të kenë kërkuar diçka, të gjejnë atë material, por më pas të klikojnë për më shumë informata dhe të dhënat të komplikohen dhe të mos shihen konkretisht, megjithëse të gjitha janë aty.

Pastaj, duke kthyer prapa, apo të përdoret Ctrl-F, si opsion për ta kthyer sërish të njëjtën faqe, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, duket se kjo kohë ka kaluar, sepse Google e ka bërë kërkimin në Search, shumë më të lehtë.

Materiali që shfaqej në kërkimet e deritanishme

Search Engine Land zbuloi se Google lansoi një mundësi të re kërkimi nëpërmjet Search, që nënvizon dhe sjellë në tekst, të gjitha detajet e kërkimit.

Këto pjesë të paraqitura, janë ato pak materiale që shfaqen kur kërkohet për tema të caktuara – që zakonisht kufizohen me ngjyrë gri dhe ndonjëherë, shfaqin edhe një pamje të faqes që rezulton.

Derisa tani, kur të klikohet në atë faqe në internet, përdoruesi dërgohet në pjesën e saktë të faqes nga e cila është marrë pjesëza dhe ku shihet teksti i theksuar në të verdhë.

Shfaqja e të dhënave me sistemin e ri

Gjëja më interesante e gjithë këtij ndryshmi, është se nuk kërkon ndonjë përvojë shumë të madhe në kërkimet në internet, derisa gjithçka bëhet me lehtësi.

Karakteristika duhet të funksionojë si në desktop ashtu edhe në smartfon, por nuk funksionon në të gjitha skenarët.

Sipas përdoruesve, ky sistem ka funksionuar në Chrome, por jo edhe në Safari, ndërsa Google nuk ka thënë se nevojitet ndonjë teknologji e veçantë që kjo ty hyjë në funksion. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Lojëra
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Sa duhet të shqetësohemi me inteligjencën artificiale?

Sa duhet të shqetësohemi me inteligjencën artificiale?

Teknologji
Kalo në kategori