LAJMI I FUNDIT:

Pastroni rrëmujën me ndihmën e copës së bukës

Pastroni rrëmujën me ndihmën e copës së bukës

Me këto tri këshilla se si ta përdorni fetën e bukës shumë shpejt do të pastroni sipërfaqe të ndryshme në kuzhinë…

Struktura sfungjerore bukën e bardhë e bën ideale për eliminimin e njollave, transmeton Telegrafi.

1. Eliminoni lëngun


Keni përzier sallatën dhe ju është derdhur në mes të tavolinës dhe rrjedh lëngu i sallatës nga të gjitha anët, ndërkaq ju nuk keni afër asnjë leckë?

Merrni një copë buke, sepse ajo shumë shpejtë do të thitë lëngun! Nëse vera apo salca ju derdhet në çarçaf tavoline, gjithashtu mund ta eliminoni dëmin me bukë dhe në këtë mënyrë do të zvogëloni mundësinë e shfaqjes së njollave të forta.

2. Pastroni njollat yndyrore nga muret

Nëpër shtëpinë tuaj shpesh vrapojnë fëmijët të cilët harrojnë që gishtat e bërë me yndyrë lënë njolla në mure? Mos u brengosni, një copë buke do t’ju ndihmojë që t’i eliminoni ato.

Sipërfaqja e butë e bukës së bardhë butësisht do t’i eliminojë mbetjet eventuale të ushqimit, posaçërisht në tapeta të mureve të cilat janë rezistuese ndaj ujit.

3. Mblidhni mbetjet e xhamit të thyer

Keni thyer gotën, ndërkaq në afërsi nuk ju ndodhet thithësja e pluhurit? Dihet që as fshesa kurrë nuk i mbledh të gjitha grimcat e xhamit, mirëpo buka e bardhë do ta bëjë atë punë për mrekulli!

Shtypni butësisht një copë buke në copëzat e xhamit të cilat menjëherë do të ngjiten për sipërfaqe. Kështu do t’i largoni madje edhe grimcat më të imta të gotës së thyer. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

A e dini se...
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Astrologji
Temperatura ideale që duhet ta keni gjatë dimrit në dhomën tuaj të gjumit

Temperatura ideale që duhet ta keni gjatë dimrit në dhomën tuaj të gjumit

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Shenjat e horoskopit që nuk kanë vetëbesim

Shenjat e horoskopit që nuk kanë vetëbesim

A e dini se...
Kalo në kategori