LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë zbuluar se ku ndodhet ajri më i pastër në Tokë

Shkencëtarët kanë zbuluar se ku ndodhet ajri më i pastër në Tokë

Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar se në cilin vend të botës është ajri më i pastër, i pa ndotur nga aktivitetet njerëzore.

Ai vend është i vendosur në Oqeanin Jugor që rrethon Antarktidën.


Ky është studimi i parë i tillë i kryer nga shkencëtarë nga Universiteti i Kolorados.

Kështu ata ishin në gjendje të identifikonin një rajon atmosferik që është i paprekur nga ndikimi njerëzor, transmeton Telegrafi.

Profesor Sonia Kreidenweis dhe ekipi i saj dyshuan se ajri mbi Oqeanin Jugor ishte prekur më pak nga aktiviteti njerëzor dhe pluhuri nga kontinentet.

“Oqeani Jugor duket të jetë një nga vendet e pakta në Tokë më pak të prekura nga veprimtaria njerëzore”, tha Thomas Hill, shkencëtar dhe bashkautor i studimit.

Ndotja e ajrit është një krizë e madhe globale që vret shtatë milionë njerëz në vit, sipas OBSH-së.

Studimet kanë treguar se ndotja e ajrit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru dhe kancerit të mushkërive.

Më shumë se 80 për qind e njerëzve nga zonat urbane, si dhe vendet me të ardhura të mesme vuajnë nga problemet e shkaktuara nga cilësia e dobët e ajrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori