LAJMI I FUNDIT:

Ia huq “DailyMail”, ngatërron Taynën me shoqen e ngushtë të reperit Tyga në raportimet për protesta në Hollywood

Ia huq “DailyMail”, ngatërron Taynën me shoqen e ngushtë të reperit Tyga në raportimet për protesta në Hollywood

Mediumi i famshëm britanik DailyMail ka raportuar sot (e mërkurë) për pjesëmarrjen e reperit Tyga në protestat e mbajtura në Hollywood, për rastin e paprecedentë të vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.

Mirëpo gjatë raportimit të tyre ata kanë bërë një gabim, duke ngatërruar personin që e shoqëronte, e që ishte e shoqja e tij, me reperen shqiptare Tayna – vetëm për faktin sepse ato kanë të njëjtin emër.


“Tyga u shfaq për të mbështetur protestat në vazhdim mbi vdekjen tragjike të George Floyd, së bashku me Taynën, një influencuere/këngëtare që i ngjan ish-të dashurës së tij, Kylie Jenner”, nis shkrimin DailyMail.

“Reperi 30-vjeçar (emri i vërtetë i të cilit është Micheal Ray Stevenson) u pa në një protestë masive në Hollywood të martën pasdite. Ai gjithashtu ndau me ndjekësit në Instagram një video nga turma e madhe që ishin mbledhur në cepin e Vine And Sunset në Hollywood”, vazhdon më tej mediumi britanik.

“Tyga ishte e veshur me një kapuç të zi dhe me një maskë të zezë që mbulonte fytyrën, me disa nga tatuazhet e qafës së tij. Ai e përfundoi pamjen e tij me pantallona të zeza dhe atlete të zeza Nike teksa vëzhgoi protestën paqësore”, vazhdon artikulli.

Pas këtyre raportimeve vjen gabimisht edhe ngatërrimi i shoqes së reperit, e cila quhet Tayna, me rep-artisten shqiptare nga Prizreni, Tayna, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala.

“Shoqja e Tygës, Tayna, po ashtu binte në sy një pamje krejt të zezë, me një fytyrë të mbuluar me maskë të zezë. Ajo i kishte ngjyrosur flokët e saj ngjyrë vjollcë të lidhura mbrapa në një bisht të vogël, ndërsa qëndronte prapa reperit Tyga”, shkruan DailyMail.

I njëjti medium gjithashtu ka publikuar fotografitë e Taynës të realizuar në Miami, ku shfaqet duke vënë në pah linjat trupore në disa paraqitje me bikini.

Ngatërresa duket të ketë ardhur në momentin që gazetarët e mediumit britanik kanë kërkuar për shoqen e reperit Tyga në listën e ndjekësve të tij në Instagram, dhe më pas aty kanë gjetur shqiptaren Tayna, e cila është një nga personat që ai ndjek në Instagram, por jo shoqja e tij që e ka shoqëruar të mërkurën në protestën e zhvilluar në Hollywood.

Foto: SC/Tyga/Instagram

Rep-artistja shqiptare Tayna përndryshe ndodhet në Gjermani, ku ka përfunduar xhirimet e klipit të saj më të ri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori