LAJMI I FUNDIT:

ASH: BDI keqpërdor administratorët si “mburojë e gjallë” për interesa politike!

ASH: BDI keqpërdor administratorët si “mburojë e gjallë” për interesa politike!

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar BDI për ligjin e ri për administratorët.

Afër dy dekada pushtet, dhe BDI-së iu paska kujtuar të lavdërohet me ligjin e ri për administratorët vetëm tash pak kohë para zgjedhjeve ?!
Rikujtojmë partinë në pushtet se shumë studime nga organizata joqeveritare flasin për administratën e centralizuar e cila i shërben partive qeverisëse për të ruajtur interesat partiake. Një partie siç jeni ju, që bëni gjithçka për të shijuar pushtetin duke keqpërdorur fuqinë punëtore që për ju përkthehet vetëm si votë dhe asgjë tjetër!


Kemi një administratë të stërngarkuar në të cilën ka persona që për vite me radhë nuk kanë as edhe një avancim në karrierë, e në po të njëjtën administratë ka persona të tjerë që avancohen për gjysmë viti në kurriz të partisë. Ende ballafaqohemi me diskriminim etnik sepse fatkeqësisht nuk kemi as përfaqësim adekuat”, thuhet në deklaratën e ASH-së.

Nga atje shtojnë se në vend se të lavdërohet, BDI-së duhet t’i vijë turp që pas gjithë këtyre viteve pushtet, sot pak para zgjedhjeve del dhe flet për të drejta që të punësuarve në këtë sektor iu kanë takuar shumë kohë më parë./Telegrafi/