LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi nga koalicioni ‘Mundemi’

Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi nga koalicioni ‘Mundemi’

Nëpërmjet një njoftimi të ASH-së thuhet se “si çdo qytetar i vendit tonë ndjehemi të indinjuar nga pakujdesia e personave të etur për pushtet, të cilët jo vetëm se kanë shkelur ligjin dhe kanë filluar fushatën para kohës, por edhe kanë rrezikuar shëndetin e qindra qytetarëve”.

Nga ASH thonë se kjo sjellje e papërgjegjshme e përfaqësuesve të koalicionit ‘Mundemi’ nuk guxon të kalojë në heshtje dhe pa ndëshkimin e merituar, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Derisa qytetarët respektojnë masat për mbrojtje nga virusi, i njëjti fatkeqësisht po u servohet nga ky koalicion si rezultat i papërgjegjshmërisë te tyre. E duke marrë parasysh se partia më e madhe e këtij koalicioni është në qeveri, dhe është po ajo që vendos për masat dhe ndëshkimet e qytetarëve, vlerësojmë se është diskriminuese ndaj qytetarëve që të njëjtët ta kalojnë këtë skandal në heshtje”, shprehen nga ASH.

Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi për sjellje të tillë.

“Përgjegjësi duhet të ketë sepse në mënyrë të drejtpërdrejt rrezikohet jeta e qytetarit dhe së dyti për shkak të shkeljes së Kodit Zgjedhor. Personat përgjegjës duhet t’i thirrin përgjegjësisë morale dhe ndërgjegjes, ndërkaq koalicioni “Можеме” duhet të kërkojë edhe falje publike për sjelljen e pakujdesshme dhe rrezikun në të cilin i ka ekspozuar qytetarët”, thuhet në njoftimin e ASH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori