LAJMI I FUNDIT:

Zakharieva: Retorika anti-bullgare në Maqedoni është për shkak të zgjedhjeve

Zakharieva: Retorika anti-bullgare në Maqedoni është për shkak të zgjedhjeve

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja  e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva thotë se retorika anti-bullgare në Maqedoni është për shkak të zgjedhjeve dhe disa qëndrime nacionaliste të disa politikanëve.

“Një pjesë e retorikës anti-bullgare në Maqedoni është qasja nacionaliste, e cila është prezente për shkak të zgjedhjeve. Por, kur përgatiteni të jeni pjesë e familjes evropiane, asnjë politikan nuk duhet të flasë në mënyrë të tillë, posaçërisht ndaj një vend mik fqinj”, deklaroi Zakharieva për ‘BNT’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj një retorikë e tillë në Maqedoni vjen si pasojë e shumë lajmeve të rreme për Bullgarinë dhe qëndrimet bullgare dhe se Komisioni për Çështje Historike dhe Arsimor nuk është dashur të ndalohet për shkak të zgjedhjeve.


“Ndalimi i punës së komisionit të përbashkët me Maqedoninë, ishte kërkesë e tyre për shkak të zgjedhjeve. Por, unë nuk e pranoj argumentin se puna e komisionit duhet të ndalohet para zgjedhjeve, për shkak komisioni përbëhet prej historianëve, dhe jo nga politikanët dhe se askush nuk jep instruksione politike”, tha Zakharieva.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë mospajtime për periudhën e fundit të shekullit 19 dhe fillim të shekullit 20, sidomos për figurën e Goce Dellçevit./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori