LAJMI I FUNDIT:

Arjola Demiri me urim të përzemërt për vajzën e saj në ditëlindjen e 13-të

Arjola Demiri me urim të përzemërt për vajzën e saj në ditëlindjen e 13-të
Arjola Demiri (Foto: Instagram)

Aktorja e mirënjohur nga Tropoja, Arjola Demiri, është një personazh mjaft i ndjekur dhe i komentuar në rrjetet sociale që nga paraqitja e saj në serialin “O sa mirë”.

Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme, së cilës nuk i mungojnë as postimet nga përditshmëria.


Dita e sotme ka qenë shumë e veçantë për të, pasi vajza e madhe e saj, Helga, festoi ditëlindjen e 13-të.

Arjola Demiri (Foto: Instagram)

“Helga zoti të dashtë gjithmonë. Se mami të ka bekuar që kur u takuam në krahët e njëra-tjetrës si sot 13 vite më parë. Urime ditëlindjen”, ka qenë urimi i aktores për vajzën e saj.

Krahas Helgës, Arjola është nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë, teksa është ndarë nga bashkëshorti shtatë vite më parë.

Pas muajsh izolimi Arjola Demiri rikthehet në Tropojë, rrëmben vëmendjen me dukjen atraktive
Lexo po ashtu Pas muajsh izolimi Arjola Demiri rikthehet në Tropojë, rrëmben vëmendjen me dukjen atraktive

Aktorja e “I Love Tropoja” po ashtu ka ndarë disa pamje nga festa e veçantë e ditëlindjes ku shfaqen edhe miqtë që ka ftuar në festë.

Arjola përndryshe vetëm pak ditë më parë është rikthyer në Tropojë, pasi qëndroi prej muajsh e izoluar në banesën e saj në Tiranë.

Si për të gjithë të tjerët, edhe për aktoren Demiri në këtë kohë pandemie i është dashur t’i anulojë aktivitetet dhe shfaqjet teatrale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori