LAJMI I FUNDIT:

Në situatën “kaotike” të krijuar pas protestave në Nju Jork, arrestohet e bija e kryetarit të këtij qyteti

Në situatën “kaotike” të krijuar pas protestave në Nju Jork, arrestohet e bija e kryetarit të këtij qyteti

Derisa kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, po bën thirrje që paqja të rikthehet nëpër rrugët e qytetit që janë “vërshuar” nga dhuna e protestave që kanë shpërthyer pas vdekjes së George Floyd, e bija e tij 25-vjeçe ka përfunduar në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për Chiara de Blasion e cila u arrestua gjatë protestave në Manhattan, pasi që policia e këtij qyteti i ka shpallur ilegale tubimet duke bërë thirrje që demonstruesit të shpërndahen, transmeton Telegrafi.


Chiara është arrestuar mes rrugës 12 në Broadway, me arsyetimin se kishte bllokuar trafikun dhe kishte refuzuar të largohet nga rruga.

Kjo pjesë e qytetit është shpallur si “vatër” e demonstratave të dhunshme, ku kanë shpërthyer përleshjet mes policisë dhe demonstruesve – e shumë veturave të policisë i është vënë zjarri.

Gjatë arrestimit, ajo nuk u tregoi se është e bija e kryetarit të Nju Jorkut, duke mos ua dhënë adresën e saktë të banimit.

Besohet se ajo u arrestua një orë para se Bill de Blasio të mbante konferencën për media, nga ku bëri thirrje për paqe dhe të ndalen protestat.

E pas arrestimit ajo është urdhëruar që të paraqitet këto ditë para në gjykatë, derisa është liruar me procedurë të rregullt, në anën tjetër kryetari i Nju Jorku nuk ka komentuar asgjë lidhur me arrestimin e saj.

Për të pestën ditë me radhë në Nju Jork janë duke u mbajtur protesta pas vdekjes së George Floyd, i cili ndërroi jetë gjatë arrestimit në Minneapolis në Minesota. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori