Arrestohen një mjek në Vushtrri dhe pronari i një lokali në Prishtinë për mos-respektim të vendimeve të MSH-së
Dy persona janë arrestuar për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë, njëri prej të cilëve është mjek.
Rasti i parë ka ndodhur në Komunën e Vushtrrisë, ndërkaq rasti tjetër në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportn e policisë.
Ndërsa, për të njëjtin rast është sqaruar edhe Komuna e Vushtrrisë gjatë ditës së djeshme.
“Duke vepruar në bazë të informatave nga qytetarët, Inspektorati Komunal ka njoftuar Policinë e Kosovës në Vushtrri, e cila mbrëmë me datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në rrugën ‘Skënderbeu’-Vushtrri, ka ndaluar personin A.A, me profesion mjek, punëtor i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri, më herët i infektuar me virusin COVID-19, i cili deklaron se para dy ditësh është ritestuar dhe i njëjti ka rezultuar negativ sa i përket këtij virusi, mirëpo i njëjti nga IKSHP është udhëzuar që të qëndrojë në vetizolim edhe për dy javë dite, mirëpo nuk e ka respektuar këtë masë. Prokurori kujdestar ndaj të njëjtit ka filluar procedurë penale në bazë të nenit 249 të Kodit Penal të Kosovës,’Përhapja e sëmundjeve ngjitëse’”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Rasti tjetër, ka ndodhur në Prishtinë, ku pronari i një kompanie është ndaluar për kryerjen e punimeve në kohën kur është e ndaluar me vendim të MSH-së.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i një kompanie për kryerjen e punimeve i cili nga njësiti policor është hasur duke kryer punime në kohën kur është e ndaluar me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndaj të dyshuarit është shqiptuar fletëparaqitje dhe iniciuar lënda e rastit mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova