LAJMI I FUNDIT:

Disa zyrtarë të LSDM-së në vetizolim për shkak të kontaktit me Muhamed Zekirin

Disa zyrtarë të LSDM-së në vetizolim për shkak të kontaktit me Muhamed Zekirin

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, zv.kryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska dhe këshilltari për marrëdhënie me publikun i kryetarit të Qeverisë, Marjan Zabërçanec do të jenë në izolim shtëpiak, për shkak të kontaktit që kanë pasur me nënkryetarin e LSDM-së Muuhamed Zekiri.

Ky i fundit dje nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij tremuajshe, është infektuar me coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Bashkëpunëtorët e Muhamed Zekirit nëpërmjet rrjeteve sociale kanë informuar se do të jenë në vetizolim në dhjetë ditët e ardhshme.

Muhamed Zekiri infektohet me virusin COVID-19
Lexo po ashtu Muhamed Zekiri infektohet me virusin COVID-19

“Sipas rekomandimeve të epidemiologëve, për shkak të takimit me shokun dhe kolegun tim Muhamed Zekiri, në nëntë ditët e ardhshme do të jem në vetizolim. Në takim ishin zbatuar protokolle shëndetësore, por megjithatë rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë janë më të rëndësishme dhe duhet t’i respektojmë. Mukit dhe familjes së tij i dëshiroj shërim të shpejtë. Të gjithë të tjerëve ju dëshiroj shëndet të mirë”, shkroi ministri Mançevski.

“E informoj opinionin se prej sot do të jem në vetizolim, pasi dje kolegu Muhamed Zekiri informoi se është pozitiv me Covid-19. Gjatë javës së kaluar kemi pasur takim, në të cilin të gjithë kemi qenë me pajisje mbrojtëse dhe distancë të rekomanduar. Megjithatë, sipas rekomandimeve të epidemiologëve, do të jem në vetizolim deri më 9 qershor”, ka shkruar Carovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori