LAJMI I FUNDIT:

Vdes 20-vjeçari i aksidentuar në Komoran

Vdes 20-vjeçari i aksidentuar në Komoran

Një person i moshës 20 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Komoran të Drenasit.

Në aksidentin ku ishin të përfshira dy motoçikleta dhe një veturë mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë.


Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Aksident në Komoran, lëndohen rëndë dy motoçiklistë
Lexo po ashtu Aksident në Komoran, lëndohen rëndë dy motoçiklistë

“Rreth orës 17:10 në Komoran rruga e Carraleves, është shkaktuar një aksident i rëndë trafiku, ku të përfshira kanë qenë një automjet (pick up) dhe dy motoçikleta. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme, përderisa të lënduarit sipas informatave të deritanishme janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha.

Trupi i 20 vjeçarit varroset nesër.

Mësohet se ka qenë i vetmi djalë i familjes dhe është nga fshati Nekoc i Drenasit.