Nga: Muhamedin Kullashi
Aktori i madh i filmit dhe teatrit francez, Michel Piccoli (1925-2020), vdiq para disa ditëve. Piccoli ishte edhe regjisor i shquar. Ka luajtur në filma dhe pjesë teatrale të regjisorëve nga më të mëdhenj evropianë (Jean Renoir, René Clair, Alain Resnais, Agnès Varda, Jean Vilar, Luc Bondy, Peter Brook, Luis Bunuel, Patrice Chéreau etj.). Ka luajtur bashkë me Marcello Mastroianin edhe në filmin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, sipas romanit të Ismail Kadaresë , i realizuar nga regjisorit Luciano Tevoli.
Piccolin e kam takuar dy herë në Paris. Njëherë, nga fundi i viteve 1990, me rastin e një paneli kushtuar konflikteve në Ballkan. Në tryezë isha me Ismail Kadaren dhe profesorin Predrag Matvejeviq nga Zagrebi. Piccoli ishte në publik dhe ndërhynte me komente dhe pyetje lucide. Më vonë e takova në një pritje artistike e diplomatike.
Me këtë rast, do të doja të shquaj dy mendime të tij që kanë të bëjnë me artin dhe jetën. I pari thotë: “Nuk do të duhej ta bëjmë shprehi të jetuarit, do të duhej të jemi të çuditur çdo ditë”; kurse i dyti: “Kam luajtur që të kem disa jetë”.
Që të dy mendimet janë mbresëlënse dhe shprehin mirë qëndrimin dhe të kuptuarit e tij mbi jetën dhe artin. Me të parin ai sugjeron se nëse të jetuarit e reduktojmë në forma të ndryshme të rutinës (artistike, politike etj.) atëherë i ngufasim mundësitë thelbësore të jetës, i varfërojmë ato; apo kur e përdorim jetën si “instrument” për diçka tjetër (fjala vjen për akumulim e pasurisë dhe pushtetit). Në të gjitha këto raste na ikën ajo që përbën begatinë e papërsëritshme të jetës, format jomekanike të të jetuarit. Këto forma të begatshme të të menduarit, të imagjinatës, të ndjenjave, kanë gjasë të zhvillohen nëse e kultivojmë aftësinë e të çuditurit ndaj asaj që na ofron jeta. Me fjalinë e dytë Piccoli na thotë se kërkimi i mundësive të ndryshme të të jetuarit është ajo që cilëson mëvetësinë e ekzistencës njerëzore “çdo ditë” e në situata të ndryshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025